Home Aktualitet Pergjohet Shtëpia e Bardhë…? Izraeli mohon përfshirjen.

Pergjohet Shtëpia e Bardhë…? Izraeli mohon përfshirjen.

nga Arian

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i mohoi njoftimet e shtypit,se Izraeli kishte vendosur një pajisje spiunazhi pranë Shtëpisë së Bardhë, duke thënë se kjo ishte e gjitha “një trillim”.

Zëdhënësi i ambasadës izraelite në Uashington Elad Strohmayer, mohoi gjithashtu njoftimin e kompanisë mediatike me qendër në Uashington “Politico”, dhe ka deklaruar se “Izraeli nuk kryen operacione spiunazhi në Shtetet e Bashkuara”.

Disa ish-zyrtarë të lartë amerikanë të Sigurisë Kombëtare i thanë “Politico-s” se nga analiza që u është bërë pajisjeve nga Byroja Federale e Hetimit dhe agjencitë e tjera amerikane, ka rezultuar që ato të jenë të vendosur nga agjentë izraelitë.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!