Mori Bashën të pandehur, Ervin Karanxha shkarkohet si zv/drejtues i Prokurorisë së Tiranës

Read Time:1 Minute, 6 Second

 Ervin Karanxha, prokurori që firmosi për marjen të pandehur të kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe dy funksjonarëve të tjerë të PD Arben Ristani dhe Ilir Dervishi, është shkarkuar nga detyra e zv/shefit të drejtuesit të prokurorisë së Tiranës.

Karanxha, prej dy vitesh ka mbajtur këtë post drejtues, dhe tashmë është zëvendësuar me prokurorin tjetër Erjon Imeraj. Por vetëm pak ditë më parë me urdhër të drejtueses së prokurorisë Tiranë, Elisabeta Imeraj, Karanxha është shkarkuar, duke e lënë në funksionin e prokurorit të thjeshtë. Vendimi i drejtueses së prokurorisë vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes këtyre dy prokurorëve janë përkeqësuar për shkak se Ervin Karanxha dhe prokurori tjetër,Gjergji Tako,firmosën për marjen të pandehur të Lulzim Bashës për akuzën e “Falsifikimit të formularëve”.

Me këtë vendim, nuk ka qënë dakort drejtuesja e prokurorisë, e cila vendosi firmosjen e dërgimit të dosjes penale kundër Bashës, Ristanit dhe Dervishit në datën 12 dhjetor 2019,datë kjo kur përfundonte afati kohor i hetimit të kësaj çështje. Kjo nuk është hera e parë që Karanxha ka firmosur marjen të pandehur të Lulzim Bashës, pasi Karanxha, ka firmosur dhe vënë nën akuzë të Bashës edhe për çështjen e skandalit të rrugës Durrës-Kukës, ku basha akuzohej në atë periudhë për veprën penale të “Pabarazisë së tenderave”. /shqiptarja.com/

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Përparim Spahiu: Seanca e fundit në Kuvend, turp!
Next post Nis protesta para Kuvendit, gazetarët kërkojnë tërheqjen e paketës anti-shpifje: Ligj diktatorial