Paketa anti-shpifje, Paloka i kthehet Ramës: Përdor “të huajt” kur i shkojnë pas fijes, bën veshët shurdh kur…

Read Time:1 Minute, 26 Second

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka iu është bashkuar reagimeve në lidhje me ligjin e ri për mediat, të ashtuquajtur paketën ‘Anti-shpifje’, ndërsa nuk ka kursyer akuzat për kryeministrin Edi Rama. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Paloka thekson se Rama përdor të huajt atëherë kur i duhen, ndërsa bën veshin e shurdhër sipas tij, kur nuk i pëlqen qëndrimet e tyre.

Sipas demokratit, kryeministri Rama po kërkon me patjetër ta kalojë nesër në parlament ligjin për mediat, megjithëse shton se janë me dhjetra organizatat ndërkombëtare që e kanë kundërshtuar përfshi OSBE apo Komisionin Evropian.

Kujtojmë se KE në reagimin që bëri publik sot i bënte thirrje qeverisë që të merrte parasysh vërejtjet e OSBE, ndërsa vinte theksin te fakti se ligji i ri duhet të ishte sipas standardeve. Ndërkohë, vet OSBE përmes një deklarate tha se ky ligj ishte me standarde ndërkombëtare.

REAGIMI I PALOKËS
Rama po verteton se fundmi dhe nje fakt ( qe une e kam deklaruar kohe me pare); ai i perdor “te huajt” atehere kur i duhen apo kur i shkojne pas fijes, por i ben veshet shurdh kur qendrimet e tyre nuk i pelqejne.
Keshtu, i njejti qe ka per borxh te te permendi dhe deklarata te perkthyesve te ambasadave kur i leverdis, as nuk i degjon e as nuk reagon ndaj qendrimeve te institucioneve qendrore nderkombetare.
Kete po ben Rama dhe me ligjin per censurimin e mediave qe kerkon me patjeter ta kaloje neser ne ate palo parlament megjithese jane me dhjetra organizatat nderkombetare qe e kane kundershtuar perfshi dhe OSBE apo Komisionin Evropian.
Po mbase Rama nuk i konsideron te mireqena deklarimet dhe qendrimet nga qendrat e ketyre organizmave nderkombetare, ne se nuk reagojne perfaqesite e tyre diplomatike ne Tirane…!

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Ligji për mediat/ Taulant Balla: Në një linjë me standardet ndërkombëtare. Nesër mbështetet me votë në Kuvend, më pas zbatim e monitorim
Next post Paketa antishpifje/ Rama nuk lëkundet: Projekti hyn nesër për miratim në seancë, puna e dakordësuar me OSBE dhe ekspertët e Vjenës