Home Aktualitet HARADINAJ FLET PËR THAÇIN E VESELIN: S’KAM PASUR PROBLEM ME PALËT E HUAJA,POR ME TA.

HARADINAJ FLET PËR THAÇIN E VESELIN: S’KAM PASUR PROBLEM ME PALËT E HUAJA,POR ME TA.

nga Arian

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur më hapur për raportet e tij me Kadri Veselin e Hashim Thaçin.

Haradinaj ka thënë  se Kadri Veseli kishte pasur paqëndrueshmëri për Kosovën. Ai thotë se ka treguar mungesë të stabilitetit sidomos në rastin e taksës. Sipas Haradinajt, në takime me ndërkombëtarët, kundërshtarë më të mëdhenj i konsideronte Thaçin e Veselin, ka thënë Haradinaj për ‘Frontal’.

“I kam pasur në krah, s’kam pasur problem me palët e huaja, por me ta. Jo vetëm që janë tërhequr, po janë munduar që Thaci e Veseli te me thyejne edhe mua,te ma bejne te pamundur te mbaj qëndrimin në interes të Kosovës. Ua kam treguar vendin të gjithëve. Thaçi e Veseli nuk e kanë përfaqësuar mirë PDK’në. Kanë treguar lëkundje por ua kam treguar vendin” u shpreh Haradinaj.

Madje Haradinaj ka komentuar edhe kauzën për luftimin e korrupsionit, e cila po theksohet nga Partia Demokratike e Kosovës. Sipas tij, është paradoksale që partia e cila ka qëndruar për një kohë të gjatë në pushtet, të pretendojë diçka të tillë.

“Ka njëfarë dileme,sa është në rregull që subjekti politik që ka qenë përherë në pushtet, e që të paktën besohet se është shkaktar i shkallës së lartë të korrupsionit në vend, tani me i paraqit këto pikëpamje” tha Haradinaj

Lajme te ngjashme