Vatikan, Papa Françesku heq sekretin papal mbi agresionet seksuale

Read Time:39 Second

Papa Françesku hoqi sekretin papal mbi denoncimet për agresionet seksuale si dhe për gjykimet dhe vendimet në këtë fushë, njoftoi sot Vatikani duke ruajtur konfidencialitetin.

Papa Françesku, që e ka shndërruar luftën kundër agresioneve seksuale një prej prioriteteve të papatit të tij, bëri një hap më shumë mbi këtë çështje duke eliminuar çdo paqartësi mbi mbajtjen e sekretit papal.

“Instruksionet e nënshkruara nga papa kanë për objektiv të përcaktojnë shkallën e konfidencialitetit, me të cilin duhet të menaxhohen informacionet dhe ankesat për sa i përket abuzimeve seksuale të kryera nga klerikët”, theksoi Juan Ignacio Arrieta, anëtar i këshillit papal mbi tekstet legjislative, në një komunikatë të Vatikanit.

Sekreti papal, i quajtur gjithashtu sekreti i papës, është një rregull konfidencialiteti, që mbron informacionet e ndjeshme relative për qeverisjen e Kishës.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post KPK publikon listën me 120 gjyqtarë dhe prokurorë që do të kalojnë vetingun
Next post Guterres i kërkon Këshillit të Sigurimit vazhdimin e operacioneve humanitare në Siri