Paketa Anti-shpifje/ KiE ‘shuplakë’ qeverisë, Mijatoviç: Rishikoni draftin, s’mund të mbyllen portalet pa vendim gjykate, duhet vetë-rregullim

Read Time:1 Minute, 13 Second

Komisionerja e Këshillit të Europës për të drejtat e Njeriut, Dunja Mijatoviç ka komentuar projektligjet e Paketës Anti-shpifje, që do të votohen të mërkurën në Kuvend. Mijatoviç thotë prerë se dy ligjet e shumë-debatuara nga komuniteti i gazetarëve bien ndesh me lirinë e shprehjes. “Jam shumë e shqetësuar të mësoj se këtë javë Parlamenti shqiptar vazhdoi me shqyrtimin e dy projekt-ligjeve, të njohura si “paketa anti-shpifje”. Këto ligje kanë nevojë urgjente për përmirësim. Disa dispozita nuk janë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe evropiane për të drejtat e njeriut që mbrojnë lirinë e shprehjes dhe lirinë e medieve”, thuhet në reagim.

Më tej, ajo thotë se është tejet shqetësues fakti, sesi një faqe interneti mund të bllokohet pa vendim gjykate. “Unë jam veçanërisht e shqetësuar që kompetencat diskrecionale që u janë dhënë organeve rregullatore, mundësia e vendosjes së gjobave të tepërta dhe bllokimi i faqeve të internetit të mediave pa një vendim gjyqësor, si dhe prezantimi i rregullimit shtetëror të mediave në internet, mund të sjellin një goditje të fortë për lirinë e shprehjes dhe liria e mediave në vend”, sqaron Mijatoviç.

Komisionerja thotë, se është vetë-rregullimi ajo që ka rëndësi për Këshillin e Europës.  “Prandaj, i bëj thirrje anëtarëve të Parlamentit të Shqipërisë që të rishikojnë draftet aktuale dhe t’i bëjnë ato në përputhje me praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe standardeve të Këshillit të Evropës”, mbyllet deklarata e Dunja Mijatović.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post “Rezikohet integrimi në BE”, eurodeputeti thirrje qeverisë: Mos mirato paketën anti-shpifje
Next post Nesër protesta e gazetarëve, Kryemadhi: Keni mbështetjen tonë totale, Rama do ta humbasë këtë betejë