“Rezikohet integrimi në BE”, eurodeputeti thirrje qeverisë: Mos mirato paketën anti-shpifje

Read Time:1 Minute, 1 Second

 Eurodeputeti David Lega, ka reaguar sot kundër dy ligjeve për median, që njihen si paketa anti-shpifje.

Në një reagim në Facebook, anëtari i Komitetit të Punëve të Jashtme në Suedi, shkruan se miratimi i paketës anti-shpifje rrezikon kryesimin e Shqipërisë në OSBE dhe integrimin në Bashkimin Evropian.

“Nëse Parlamenti shqiptar miraton ligjet e reja për median, do të rrezikojë kryesinë e OSBE-së dhe gjithashtu do të ndërlikojë negociatat e anëtarësimit në BE. Rezistenca e fortë nga Partia Demokratike është shumë e mirëpritur”, shkruan Lega.

Qeveria socialiste është investuar prej 2 vitesh në krijimin e një pakete të quajtur “Paketa Anti-shpifje”e cila do të kalojë në Kuvend në 19 dhjetor. Kjo paketë, e cila synon të vendosë rregulla në mediet online, është pritur negativisht nga gazetarët dhe organizatat që mbrojnë fjalën e lirë. Me këtë ligj, Shqipëria kthehet në vendin e vetëm në Evropë që gazetarët dhe mediat gjobiten me vendime administrative. Por përveç gjobave media online do të përballet dhe me mbyllje, ku parashikohet një gjë e tillë kur publikohet 5 “fake neës”, bllokohet për një vit. Nga ana tjetër, Komisioni i Ligjeve ka miratuar në parim projekt-ligjet që janë pjesë e paketës Anti-shpifje.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post 19 dhjetori, protesta për fjalën e lirë, ja si e ironizuan gazetat australiane qeverinë për sekretet e tyre
Next post Paketa Anti-shpifje/ KiE ‘shuplakë’ qeverisë, Mijatoviç: Rishikoni draftin, s’mund të mbyllen portalet pa vendim gjykate, duhet vetë-rregullim