Miratohet në parim paketa anti-shpifje/ Nora Malaj: Kjo pa frikë quhet ditë e zezë, po instalohet censura e fjalës

Read Time:2 Minute, 54 Second

Komisioni i Ligjeve miratoi sot në parim projekt-ligjet që janë pjesë e paketës Anti-shpifje. Nuk ka munguar edhe një reagim i Nora Malajt, ish-deputetes së LSI-së, e cila nëpërmjet një njoftimi në Facebook është shprehur se sot ka kaluar projektligji për të instaluar çensurën e fjalës së lirë për qytetarët dhe median.

“E para ishte fjala , do të thoshte Bibla, po qeveria tashmë me ketë ligj të ri nuk do ta lërë fjalën e lirë të qytetarëve të ekzistojë më! Shqiptarët do të jenë pa Sy, pa Gojë, pa Vesh. Edhe media sot , e gjitha është në agoninë e vdekjes! Tashmë dikatura e bukës së gojës është kthyer në modelin e kësaj qeverisje, duke vendosur dhe dikataturën për fjalën e lirë. Sot jemi në situatë të jashtëzakonshme dhe reagimi duhet të jetë i jashtëzakonshëm! Në një shtet demokratik, kur liria e fjalës tashmë i afrohet agonisë së vdekjes, tregon se në kete vend është instaluar neodiktatura!”, shprehet ajo ndër të tjera.

Reagimi:

Ditë e zezë për fjalën e lirë!

Sapo komisioni i medias dhe edukimit , ka kaluar projektligjin, për të instaluar çensurën e fjalës së lirë për qytetarët dhe median. Tashmë , në prag të 2020, po vijmë me instalimin e çensurimit për lirinë e medias dhe fjalën e lirë. Kjo pa frikë quhet ditë e zezë! E para ishte fjala , do të thoshte Bibla, po qeveria tashmë me ketë ligj të ri nuk do ta lërë fjalën e lirë të qytetarëve të ekzistojë më! Shqiptarët do të jenë pa Sy, pa Gojë, pa Vesh. Edhe media sot , e gjitha është në agoninë e vdekjes! Tashmë dikatura e bukës së gojës është kthyer në modelin e kësaj qeverisje, duke vendosur dhe dikataturën për fjalën e lirë. Sot jemi në situatë të jashtëzakonshme dhe reagimi duhet të jetë i jashtëzakonshëm! Në një shtet demokratik, kur liria e fjalës tashmë i afrohet agonisë së vdekjes, tregon se në kete vend është instaluar neodiktatura ! Alarmin më i madh është për qytetarin! Tashmë nuk do të kemi lajme të vërteta, tablo të vërteta për realitet që po kalojmë, nevojat bazike dhe luftën për të mbijetuar të shtresave shoqërore , sidomos atyre në nevojë, por gënjeshtra dhe realitete imagjinare. Sot ky ligj i adresohet portaleve dhe emisioneve që tregojnë dhe mbrojnë të drejtat e fjalës së lirë, duke e shkelur dhe mohuar këtë të drejtë te fjalës , e cila mbrohet dhe mbështet nga Kushtetuta E Republikës së Shqipërisë. Sot , të gjitha Konventat Ndërkombëtare për fjalën e lirë bie me ketë projektligj, i cili në thelb nuk është ligj kundra gazetarëve , po mbyllje goje për një shoqęri , për të mos qenë e lirë, për të mos thënë fjalën e saj ! Pas kësaj çdo rreagim do të quhet “shpifje” , sjellja e lirë do të quhet “shpifje” dhe në fund do të vij monenti që popullit do të vihet në rresht dhe qytetaret , do të trajtohen si zombit, pa identitet, pa zë , pa figurë , po si do të dëshironte “ Naltmadhëria “që është në pushtet. Pas kësaj shtypi do të përdorë fjalën e Ezopit , për të mos e quajtur “shpifje”. Teksa përballemi me këtë situatë , për të rrëmbyer çdo gjë nga Parlamenti- Parti Pushtet, me vjen në mend thënia : “ Nëse goja do të rri mbyllur , ajo një ditë do të qelbet” Duhet sot të reagojmę fort , se nesër do të jetë vonë! Kur të heqin dhe fjalë , pasi të heqin bukën, atëhere ti nuk je më njeri , po robot dhe skllav modernë në vendin tend!

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Nga Saimir Tahiri, Moisi Habilaj e Arbër Çekaj, ja çështjet e bujshme që merr në dorë Gjykata e Posaçme
Next post Organizatat e shoqërisë civile në Kosovë kundër paketës anti-shpifje: Është guri i themelit për një regjim jodemokratik