Vlerësimi i dëmeve nga tërmeti, Çuçi: Raporti përfundimtar do të paraqitet në Konferencën e Donatorëve

Read Time:2 Minute, 9 Second

Drejtuesi qendror i zyrës Operacionale për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore, ministri fuqiplotë Bledi Çuçi deklaron se janë rreth 300 inxhinierë në terren për të inspektuar dëmin e shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit në çdo objekt dhe banesë.

Në një deklaratë për shtyp Çuçi tha se procesi i vlerësimit të dëmeve në objekte është i ndarë në dy faza. Çuçi iu bëri thirrje banorëve që të bëjnë pak durim duke i garantuar se procesi është sipas të gjitha praktikave ndërkombëtare.

“Në fazën e parë pas goditjes deri në datën 6-7 dhjetor u morëm me një urgjencë, duke vlerësuar e inspektuar pallatet dhe banesat për të evidentuar ndërtesat që mund të përbënin e ishin rrezik për jetën e banorëve”, – theksoi ministri.

Kjo faze, sipas tij, u përballua me sukses edhe faktet flasin vetë, pasi, vijoi Çuçi, nuk patëm asnjë viktimë të shtuar, si rezultat e rreziqeve që kishin marrë këto banesa.
Sipas Çuçit, kjo fazë u shoqërua edhe me prishjen e shumë banesave dhe pallateve, që ishin për t’u prishur domosdoshmërisht me shpejtësi.

Gjatë inspektimeve bazuar edhe në vlerësimet e inxhinierëve, ministri Çuçi informoi se mund të ketë edhe vendim për ndërtesa të tjera për t’u prishur.

Pas datës 7 dhjetor, ministri Çuçi informoi se ka nisur procesi i vlerësimit të dëmeve
për të hartuar raportin e plotë përfundimtar të nevojave për përballimin e dëmeve të tërmetit të datës 26 nëntor.

“Ky është një proces shumë i rëndësishëm dhe ka nisur me një formular të dakordësuar, sipas një modeli që imponon një instrument shumë të rëndësishëm që ne e kemi adoptuar bashkë me BE, OKB dhe BB. Ky vlerësim do të jetë edhe baza kryesore mbi të cilin do të bazohet edhe prodhimi i raportit përfundimtar që do të paraqitet në Konferencën e Donatorëve dhe sigurimin e mbështetjes së partnerëve tanë ndërkombëtarë në procesin e rindërtimit”,- tha Çuçi.

Në terren, tha Çuçi, janë mbi 100 grupe inspektimi të cilat kanë verifikuar banesat e dëmtuara nga tërmeti në të gjithë qarqet Durrës, Tiranë e Lezhë. Në përbërje të këtyre grupeve, sipas tij, janë angazhuar rreth 300 inxhinierë, përfshirë edhe ekspertë e konstruktorë të huaj.

“Grupi fillimisht konstaton strukturat dhe materialet, pasi është bërë fotografimi i objektit. Po ashtu përcaktohet nga inxhinierët edhe shkalla e dëmtimit. Të gjitha të dhënat transmetohen në bazën qendrore të përpunimit të të dhënave” – tha ai.

Ngritja e një sistemi të tillë në kohë rekord, vetëm brenda katër ditëve, sipas ministrit Çuçi, është një ndihmesë e madhe për ecurinë e procesit të vlerësimit të saktë të dëmeve në banesa dhe përllogaritjen e kostos së këtyre dëmeve.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Tërmeti/ 9 të arrestuar për godinat e shembura në Durrës, prangosen pronarët e ‘Tropical’ dhe ‘Miramare’, 8 në kërkim, akuza edhe për vrasje
Next post Flet profesori grek i gjeologjisë: Përcaktuam zonat sizmike të Shqipërisë. Keni hartografinë, merrni masa!