Braimllari: Ahmetaj, një nga ata që di t’i rrjepë mirë qytetarët

Read Time:1 Minute, 37 Second

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari komentoi emërimin e Arben Ahmetajt si ministër Shteti për Rindërtimin.
Gjatë një interviste për “FaxNeës”, Braimllari e quajti këtë lëvizje të kryeministrit Edi Rama tallje me qytetarët. Sipas tij, kryeministri emëron njerëz që dinë vetëm të rrjepin buxhetin e shtetit.
“Të heqë rrogën e 13 të një punonjësi dhe të shtojë rrogën e një ministri, duket qartë që është një lëvizje e Edi Ramës që kërkon të tallet me qytetarët dhe me dhimbjen e tyre. Nuk është nevojshme të krijohet një pozicion ministror kur i kemi strukturat. Thjesht një moment tallës me qytetarët dhe kjo është shumë e rëndë për këtë krizë.
Ai tallet me banorët duke bërë batuta dhe duke vënë në dukje varfërinë e tyre. Kjo është fatkeqësi kombëtare. Ndaj është momenti që një orë e më parë të largohet ky kryeministër. Ai është përgjegjësi kryesor i 51 viktimave në vend. Sepse kjo ishte një fatkeqësi e paralajmëruar.
Pas 2 javësh ai krijon një ministri të vërtetë, halli i tij është ku të emërojë njerëzit e tij dhe jo të zgjidhë hallet e njerëzvë. Ai emëron njerëz që dinë shumë mirë të rrjepin buxhetin e shtetit dhe qytetarët”.

“Rama po bën shoë. Ishte shumë e rëndë kjo ngjarje. Unë mbaj mend vetëm 11 Janarin kur u mbytën trupat në Kanalin e Otrantos, por nuk pamë varrim live. Kjo është e rëndë.
Nuk mundet shqiptari edhe në kulturën e tij ta durojë këtë gjë. Kërkon që me shoën e tij të ngrejë imazhin e rrënuar. Ne kemi kërkuar që prokroria të hetojë Edi Ramën për mos-veprim në 21 shtator. Përgjegjësia është drejtpërdrejt e Edi Ramës”, tha ish-deputeti. Opozita nuk ka tentuar kursesi të bëjë politikë me këtë ngjarje, ftesa e Edi Ramës ëhstë ftesë politike. Ai filloi ta përdorë politikisht këtë situatë. Ne nuk kemi kërkuar të bëjmë politikë në asnjë moment sepse kjo është një fatkeqësi që prek qytetarët”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Dokumenti/ Universiteti i Mjekësisë pezullon mësimin, rektori: Rikthemi në 6 janar, godinat u dëmtuan nga tërmeti
Next post Presidenti Meta pret Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar: Do të jem gjithmonë me ju, sepse kauza juaj është tërësisht një kauzë e drejtë