Meta dekreton Arben Ahmetajn si ministër për Rindërtim, propozimi që iu bë nga Rama

Read Time:58 Second

Presidenti Ilir Meta dekreton në postin e ministrit të Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetajn. Ky i fundit u propozua sot nga kryeministri Edi Rama.

Vendimi për dekretimin e Ahmetajt

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Rama shprehet se Programi i Rindërtimit dikton hapjen e një vendi të posaçëm edhe në tryezën e Këshillit të Ministrave, për koordinimin e të gjitha institucioneve vendase e ndërkombëtare që lidhen me këtë program.

“Programi i Rindërtimit dikton hapjen e një vendi të posaçëm edhe në tryezën e Këshillit të Ministrave,ku një ministër i ngarkuar ekskluzivisht me koordinimin e të gjitha institucioneve vendase e ndërkombëtare që lidhen me këtë program,të ndjekë orë e minutë zbatimin e Programit”, shkruan Rama në në postim. Ministria e Rindërtimit tashmë do të koordinojë punën e të gjithë mekanizmave të angazhuara për rimëkëmbjen e ndërtesave që u shembën pas tërmetit.

Propozimi i Ramës për Ahmetajn.

Menjëherë ka reaguar edhe Presidenca për këtë propozim të Metës, ku zëdhënësi Tedi Blushi ka njoftuar se presidentit do të dekreojë menjëherë Ahmetaj në pozicionin e propozuar nga kreu i qeverisë. “Asnjë sekondë vonesë për dekretimin e ministrit të ri të Shtetit për Rindërtimin”, shkruan Blushi.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post “Rama të ndalë spektaklin me vdekjen”, Basha me banorët e revoltuar në Katundin e Ri: Dështimi i qeverisë për të strehuar qytetarët, mund të përsërisë tragjedinë e Thumanës
Next post Rindërtimi i Shqipërisë/ Presidentja e KE-së: Konferenca e donatorëve në janar, mbështetje për investime të qëndrueshme