Tërmeti tragjik/ Përfaqësuesit myslimanë nga diaspora dhurojnë ndihma për të prekurit në Thumanë
Me liderët e përfaqësuesit e katër unioneve shqiptarë të besimit musliman në Zvicër, Gjermani, Austri dhe Itali, të cilat kanë mbledhur një fond të konsiderueshëm solidariteti në xhamitë respektive dhe kanë ardhur në Shqipëri për të nisur aktivitetin e tyre bamirës dhe më konkretisht në zonën e Thumanës.
Në zonën më të prekur të vendit atë të Thumanës përfaqësuesit janë pritur nga Myftiu i Krujës Erjol Haxhiu, pranë Xhamisë në Thumanë. Pasi janë njohur me detaje nga Myftiu Haxhiu rreth asaj që ndodhi në Thumanë me humbjen e jetëve njerëzore, nga tërmeti i 26 nëntorit, përfaqësuesit e Unionëve muslimane kanë vizituar tërë zonën e tërmetit në Thumanë, ndërsa Myftiu Haxhiu më pas ka prezantuar njërën shkollë, e cila i ka qëndruar rezistencës së tërmetit dhe do të presë dhe më shumë se 500 nxënës nga fshatrat përreth Thumanës.
Mehas Alija, përfaqësuesi i diasporës dhe koordinatori i Unionit të Xhamive, ka deklaruar se investimi për zonën e prekur në Thumanë është i konsiderueshëm, në ndërtim dhe investime në zonën e dëmtuar të Thumanës.
Sakaq Taulant Bica nënkryetari i komunitetit Musliman shqiptar ka përshëndetur iniciativën e Unionit për solidaritetin në ndihmë të kouminitetit të prekur nga tërmeti. Ndërkohë, përfaqësuesit muslimanë kanë inkurajuar banorët për më shumë shpresë dhe optimizëm tek e ardhmja e tyre, referuar dhe investimeve që priten të dhurohen nga unioni musliman.
Mjaft banorë të Thumanës kanë falenderuar përfaqësuesit muslimanë nga diaspora për mbështetjen dhe ndihmën që ata kanë dhuruar në rindërtimin e Thumanës.