Home Sport Tjetër rekord për sulmuesin Cristiano Ronaldo

Tjetër rekord për sulmuesin Cristiano Ronaldo

nga Albina Hoxhaj

Nuk ka ndërmend të ndalet Cristiano Ronaldo . Edhe i vetëm merr në krahë Portugalinë dhe vendos një tjetër rekord në karrierën e tij të pabesueshme. Ronaldo shënoi katër gola në fitoren 5-1 të skuadrës luzitane në transfertën e Lituanisë për Grupin B, duke u ktheyr në realizuesin më të mirë në historinë e eliminatoreve në Europë si i vetmi Sulmues.Cristiano Ronaldo numëron , dy më shumë se limiti i vendosur më parë në Robbie Kean me Irlandën duke e cuar numerin ne 25 gola . Ronaldo hapi ndshjen me epërsinë e shpejtë të portugezëve, duke shënuar me 11-metërsh që në minutën e shtatë nje rezultat ky spektakolare . Vendasit barazuan shifrat në pjesën e parë, por pas pushimit u dorëzuan pa kushte përballë një “makinerie golash” si pesë herë fituesi i “Topit të Artë”. Në minuten 62-tën, sulmuesi i Juventusit ktheu sërish në epërsi skuadrën e tij duke shenuar serisht,tre minuta më pas gjeti sërish rrugën e rrjetës për golin e tretë personal.Cristiano Ronaldo plotësoi “pokerin” në minutën e 76-të, ndërsa në shtesë Carvalho vulosi fitoren e madhe të Portugalisë, e cila ka harruar nisjen e dobët që I bëri eliminatoreve të Euro 2020. Merita për këtë I shkon pikrisht Ronaldos që vazhdon të vendosë rekorde në një karrierë etij që bëhet akoma më spektakolare sa here qe ai del ne fushen e lojes.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!