U emërua në krye të akuzës, Olsian Çela vë vartësit në ‘rreshtore’, planet për goditjen e krimit

Read Time:1 Minute, 1 Second

Prokurori i Përgjithshëm  Z. Olsian Çela  takim  në Prokurorinë pranë Gjykatës së  Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Prokurori i  Përgjithshëm Z. Olsian Çela  realizoi sot  një takim në ambientet e Prokurorisë  pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me prokurorë dhe drejtues të këtij institucioni. Në takim u diskutuan probleme që lidhen me funksionimin e policisë gjyqësore, vleresimin e performancës së saj, organizimin e punes pas rritjes së numrit të prokurorëve në këtë prokurori, çështje që lidhen me zbatimin e ligjit për prokurorinë, pavarësinë dhe përgjegjshmërinë e prokurorëve, ndërtimin e një sistemi efikas të monitorimit të zbatimit të ligjit në këto aspekte, si dhe u trajtuan  çështje që lidhen me zbatimin e ligjit, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar”.

Në fokus  të vecantë të takimit ishte mbështetja që Prokurori i Përgjithshëm  Z. Olsian Çela  i ofroi drejtuesve dhe prokurorëve të kësaj prokurorie  për procedimet që lidhen me dëmet e shkaktuara nga tërmeti i datës 26  Nëntor, përmes sigurimit të asistencës teknike dhe ekspertizës që do të ndihmojnë  në  hetimin e shpejtë dhe të plotë të rasteve. Ai inkurajoi prokurorët të kryejnë hetime gjithëpërfshirëse, për të individualizuar autorët e veprave penale dhe për t’i vënë ata para përgjegjësisë penale.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post “S’bie pre e lojërave mediatike”, Blushi paralajmëron të tjera video për Dvoranin: Mblidh mendjen!
Next post Bien akuzat për lobimin rus e pastrim parash ndaj Lulzim Bashës. Përfundojnë afatet, dosja më në fund në gjykatë. Ja çfarë thotë prokuroria