Home Politike OSBE, raport për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet prokurorisë dhe policisë gjyqësore në Shqipëri

OSBE, raport për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet prokurorisë dhe policisë gjyqësore në Shqipëri

nga Albina Hoxhaj

Prezenca e OSBE-së ka qenë në kontakt të vijueshëm me prokurorë dhe oficerë policie në gjashtë qarqe kryesore të vendit – Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Shkodër – për të kuptuar më mirë nevojat dhe sfidat që hasin ata në punën e përditshme dhe në bashkëpunimin mes tyre.

Në përfundim të kësaj pune, OSBE u shpreh se ka paraqitur raportin “Rritja e bashkëpunimit dhe bashkërendimit ndërmjet prokurorisë dhe policisë gjyqësore në Shqipëri”. Sipas raportit, bashkëpunimi dhe komunikimi mes prokurorëve dhe oficerëve të policisë është i mirë; megjithatë raporti identifikon edhe fusha ku duhet përmirësim, si edhe bën rekomandime.

“Prokurorët dhe policët janë dy anë të së njëjtës monedhë. Ata nuk mund ta luftojnë krimin pa njëri-tjetrin, prandaj është thelbësore që të komunikojnë dhe të ndërveprojnë në mënyrë të efektshme”, tha kryetari në detyrë i Prezencës, Robert Wilton.

Ai shtoi se Prezenca mbetet e gatshme për të mbështetur përmirësimin e këtij ndërveprimi.

Lajme te ngjashme