Home Aktualitet Shkrihet Prokuroria e Krimeve të Rënda, Ibrahimi: SPAK nis punën më 19 dhjetor, ja ku transferohen prokurorët

Shkrihet Prokuroria e Krimeve të Rënda, Ibrahimi: SPAK nis punën më 19 dhjetor, ja ku transferohen prokurorët

nga Albina Hoxhaj

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur sot të transferojë në rrethe 16 prokurorë të Krimeve të Rënda, pas shkrirjes së kësaj të fundit dhe në kuadër të krijimit të SPAK-ut (Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar). Në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme u vendos që Donika Prela, e cila mbante pozicionin e shefes së Krimeve të Rënda, është caktuar përkohësisht në Prokurorinë e Shkallës së parë Tiranë.

Ish-kryeprokurorja Arta Marku, pas largimit nga Prokuroria e Përgjithshme është caktuar si prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë. Vendimi hyn ne fuqi me dt.1 Janar 2020.

Prokurorja Arta Marku është edhe anëtare e KED për 2019.

Kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi në një deklaratë për mediat u shpreh se 8 anëtarët e SPAK, do të bëetohen më datë 19 dhjetor, ditë kur nis punë Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ibrahimi shtoi gjithashtu edhe faktin se më datë 18 dhjetor do të zhvillohen intervistat e anëtarëve.

Pas kësaj date Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk do të ekzistojë më.

Lista e prokurorëve që do të transferohen dhe ku 

Arens Çela, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

Blerim Tominaj, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

Besim Hajdarmataj, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

Doloreza Musabelliu, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

Elisabeta Imeraj, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë 

Manjola Kajana, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë 

Vladimir Mara, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

Sonila Muhametaj, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

Pranvera Pustina, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

Artan Bajrami, në Prokurorinë e Apelit Tiranë

Përparim Kulluri, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Shkodër

Eugen Beci, në Prokurorinë e Shkallës së Parë, Korçë

Ditan Prençi caktohet përkohësisht në Prokurorinë e Shkallës së parë Tiranë

Isa Jata caktohet përkohësisht në Prokurorinë e Shkallës së parë Tiranë

Anton Martini caktohet përkohësisht në Prokurorinë e Shkallës së parë Tiranë

Donika Prela caktohet përkohësisht në Prokurorinë e Shkallës së parë Tiranë

Rendi i ditës në mbledhjen e sotme. 
Transferimi i prokurorëve që aktualisht janë të emëruar në Prokurorinë e Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe Prokurorinë e Apelit për Krime të Rënda, si rezultat i mbylljes së këtyre prokurorive, në prokurori të tjera të juridiksionit të përgjithshëm,konkretisht;
Arens Çela
Blerim Tominaj
Besim Hajdarmataj
Artan Bajrami
Eugen Beçi
Doloreza Musabelliu
Elisabeta Imeraj
Manjola Kajana
Përparim Kulluri
Vladimir Mara
Sonila Muhametaj
Pranvera Pustina

Ndërprerjet e caktimeve të përkohshme për prokurorët që ushtrojnë detyrën pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda për shkak të krijimit të Prokurorisë së Posaçme,dhe caktimet e reja të përkohshme të tyre si më poshtë;
Isa Jata
Donika Prela  
Anton Martini
Dritan Prençi

Ndërprerjen e caktimit të përkohshëm të prokurores Enkeleda Millonai si Drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për shkak të emërimit të saj si prokurore në Prokurorinë e Posaçme.

Miratimi i projekt-aktit pёr caktimin e përkohshёm tё prokurores Arta Marku si prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

Miratimi i projekt-aktit të vlerësimit, në kuadër të rivlerёsimit kalimtar për prokurorin

Pelivan Malaj.

Ndërprerjen e caktimit të përkohshëm të prokurores Alketa Zifla si Drejtoreshë Kabineti në Prokurorinë e Përgjithshme dhe kthimin e saj si prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Miratimin e veprimtarisë jashtë funksionit (mësimdhënie) pranë fakultetit të Drejtësisë, Universitetit i Tiranës, për magjistratin prokuror z.Kreshnik Ajazi.

Për miratimin e veprimtarisë jashtë funksionit, konkretisht si eksperte, pranë Qendrës së Trajnimit të Administratës Tatimore dhe Doganore, për magjistraten, prokurore znj. Enkeleda Millonai për periudhën deri më 30.12.2019.

Miratimin e veprimtarisë jashtë funksionit për prokuroren znj. Ermira Tafani, si eksperte pranë Qendrës për Iniciativa Ligjore Tiranë, për periudhën deri në fund të muajit shkurt 2020 në masën jo më shumë se 2 (dy) orë në javë gjatë dhe jashtë orarit të punës si dhe pranë Universitetit Aleksandër  Xhuvani Elbasan, për periudhën mars-qershor 2020.

Miratimin e veprimtarisë jashtë funksionit (mësimdhënie) pranë Kolegjit Universitar “Bedër” Tiranë, në lëndën “Procedurë Penale e avancuar me praktikë gjyqësore”, për prokurorin z.Adnan Xholi, në masën jo më shumë se 2(dy) orë në javë, jashtë orarit të punës, për vitin akademik 2019-2020.

Lajme te ngjashme