Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot ambasaodrët e huaj që janë në vendin tonë në kuadër të mbrëmjes së vitit të ri. Në fjalën e tij Rama tha se ishte në mëdyshje nëse do e mbante këtë pritje pas situatës së tërmetit apo jo.

Më tej shefi i qeverisë shprehur dhe një herë falenderimin për të gjitha vendet që kanë dhënë ndihmën e tyre dhe u shprehën solidare me popullin shqiptar pas situatës së vështirë me tërmetin tragjik.

Po ashtu Kryeministri shtoi se ka të gjitha mesaahet që i kanë dërguar ambasaodrët, por nuk do i tregoj, por mesazhi nga Leyla Moses Onës ishte më i vënçnatëe dhe atë e ruan në një folnder të ndarë nga të tjerët.

PJESË NGA DEKLARATA

Jam mirënjohës për fjalët miqësore në adresë të popullit tonë. Nuk besoj se është e tëpërt të them se asnjëherë më parë kjo përshëndetje nuk më ka tingëlluar  më e afërt sesa sonte. Vetë kjo mbrëmje e fundvitit, njësoj si të mëparshmet nuk është. Madje kjo mbrëmje ishte në diskutim edhe brenda stafit tim: A duhej apo nuk duhej bërë? Siç ishin në diskutim edhe zbukurimet në qytetet e prekura nga fatkeqsia. Pork jo mbrëmje nuk kishte si të mos ndodhte. Në këtë kohë kaq dramtike jeni ndjerë dhe treguar aq shqipatrë sa edhe vetë shqiptarët. Përballë gërmadhave të 26 nëntorit detyra juaj ishte të raportonit ndërkohë që unë e di sesi ju nuk pritët as të zbardhte mirë dita për të na ofruar solidaritet dhe ndihma.

Nuk kam ndërmend t’i publikoj ndonjëherë mesazhet tuaja që vijnë në telefonin tim, as I ruaj në ndonjë arkiv. Por mesazhin e Leyla, por kur im bir Zaho të rritet me pak do ta lexojë atë mesazh për ta prezantuar me Amerikën mike. Do të vijë dita kur im bir të inatoset me BE, do t’i tregoj mbrëmjen e 26 nëntorit. Heroizmat e atyre që vunë në rrezik jetën e tyre për të shpëtuar jetë shqiptare. Do të jetë shumë më e lehtë edhe hyrja në histori me fqinjët duke ia nisur jo nga ngatërresat por nga rrëfimi I nxjerrjes prej gërmadhave pas 24 orësh të një djali shqiptar nga trupat greke. Apo kërkimi i trupagve nga Kosova dhe Serbia. Ishte e gjitha një mrekulli. Dhe kalorërësit e kërkimshpëtimi italian krah atyre turq rrethuan gërmadhët dhe nxorrën prej tyre jetë shqiptare.