Komisioni i përhershëm për Ekonominë i Kuvendit, miratoi sot uljen në 2% të tatimit për rivlerësimin e banesave të qytetarëve, për t’i sjellë nga vlera historike, në vlerën e tregut, përgjatë periudhës janar deri më 30 gusht 2020.
Ky vendim rrëzoi propozimin e kreut të komisionit Arben Ahmetaj, i cili në draft kishte kërkuar që tarifa e rivlerësimit të ishte 3%.
Në proces rivlerësimi do të përfshihen edhe ato banesa, të cilat janë në proces legalizimi apo në fazën e regjistrimit të pasurisë.
Propozimin për uljen e masës së tatimit në 2%, e miratuan bashkërisht sot deputetët e mazhorancës dhe të opozitës.
Aktualisht qytetarët paguajnë 15% tatim të diferencës midis çmimit të shitjes dhe çmimit të blerjes.