Home Politike “Naltmadhnia” në telashe? Kujtim Gjuzi dhe Myslim Murrizi, drejt ndëshkimit për diskriminim! Zbulohet arsyeja

“Naltmadhnia” në telashe? Kujtim Gjuzi dhe Myslim Murrizi, drejt ndëshkimit për diskriminim! Zbulohet arsyeja

nga Albina Hoxhaj

Top Channel mëson se deputeti Kujtim Gjuzi dhe nënkryetari Kuvendit, Myslim Murrizi, mund të ndëshkohen për përdorimin e gjuhës së urrejtjes në Kuvendin e Shqipërisë.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, duke iu referuar burimeve nga Kuvendi raporton se do të jetë vetën kreu Parlamentit, Gramoz Ruçi, që do të drejtojë mbledhjen paraditen e të enjtes.

Pikënisja e kësaj mbledhje ka ardhur pas një mori me ankesa nga organizatat e të drejtave të njeriut pas diskutimeve me gjuhë urrejtje e disktriminuese përdorur nga Gjuzi dhe Murrizi.

Po ashtu mësohet se në këtë mbledhje, organizuar nga Ruçi, është ftuar edhe Komisioneri Kundra Diskriminimit.

Se cila do të jetë masa ndëshkuese për këta dy deputetë kontrovers në retorikën e tyre politike, këtë do ta vendosë kjo mbledhje e cila pritet të zhvillohet me dyer të mbyllura./tch/

Lajme te ngjashme