Home Aktualitet “Mos o Perëndi”, I morën ëndrrat atij djali

“Mos o Perëndi”, I morën ëndrrat atij djali

nga Albina Hoxhaj

Babai i Indritit teknikut që u vra në vilën e familjes Kusi Baftjar Çelaj,ka rrëfyer sot në e misionin me “Zemer te hapur” momentin kur ka marrë vesh lajmin e vdekjes së djalit të tij.Me një zemër të hidhëruar dhe pa shpresë në një heshtje të thellë dhe revoltuese që e ka pushtuar prej ditësh tashmë , Çelaj, ka thënë se djalit të tij i morën ëndrrat që sapo i ndërtonte , ndërsa vetë atij i prehën krahët dhe se nuk e do jetën më . Baftjari ka treguar në studion me”Zemer të Hapur se“Kam folur një ditë më parë me Indritin në telefon. Një javë më parë e kisha dhe në shtëpi, ishim në dasmë tek motra, më çoi dhe më mori dhe më tha do kthehem në Tiranë. Unë i thashë se nuk do ikësh natën për në Tiran. E në fakt iku pas disa orësh bashkë me nipin, e telefonoja i thoja kujdes rrugës. Pas ca ditësh më mori dhe kërkoi të vinte nëna e tij në Tiranë. Në datë 21 ka qenë në Tiranë, u përqafua me motrën, nusen, nënën dhe sa vijnë në Fier marrim vesh lajmin e tmerrshëm nëpër mjet televiziorit pasi ne nuk dinim asgjë . Kur erdha këtu vajta një spital aty më tha tha doktori që djali është vrarë me armë. Nuk ka më keq …Kriminelë janë këta që merren me drejtësinë. Çfarë drejtësie është kjo, të vrasësh njeriun në punë që është rast i rrallë. Djali im punonte për bukën e gojës dhe nuk ishte as kriminel as rrugac nuk merersh me asgjë vetëm punë shtëpi .Ishte i edukuar,idashur, punëtorë me pak fjalë shikonte punën e tij, Hajde nuk kam as fjalë të them, një padrejtësi, një pafytyrësi, një pasiguri në këtë vend, mos o Perëndi. T’i marrësh jetën një të riu në punë e sipër dhe dalin ca fytyra e flasin pa ndjenjë njerëzore. Ç’të them unë më. Shpirti më ka ngelur mua dhe gruas që si po qëndroj…S’kam ç’të të them më…S’kanë një pikë ndjenje këta njerëz që i mbrojnë…I morën ëndrrat atij djali, në moshën më të bukur. Mua më prenë krahët e shpresës për cfarë e dua jetën më, një djal kisha e ai ëe iku në mënyrën më të tmerrshme nuk munda ta shikoja djalin as në momentet e fundit të jetës , ç’më ka ngelur më mua? S’më ka ngelur asnjë shpresë, nuk kam më asnjë lloj besimi në drejtësin shqiptare”, ka rrëfyer babai i Indritit Indrit Çelaj u qëllua me armë teksa po punonte në vilën në zonën e “Myslym Shyrit”, ndërsa për vrasjen e tij janë shpallur në kërkim dy vëllezërit Kusi, që ende nuk janë kapur nga policia e shtetit.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!