Dvorani flet pas dëshmisë në Prokurori: Dhashë shpjegimet e mia, hetimi nuk zhvillohet në media, jo filma artistikë me metrazh të shkurtër

Read Time:2 Minute, 32 Second

Kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoani ka folur për mediet pas dëshmisë së tij në Prokurorinë e Tiranës, që prej orës 10:00 të ditës së sotme.  Kreu i KED-së u shpreh se para prokurorëve dëshmoi fakte. Ai theksoi se hetimi për çështje të tilla duhet të zhvillohet në Prokurori dhe jo në media me filma me metrazh të shkurtër, duke i kthyer kështu një përgjigje Metës.

Pjesë nga deklarata:

Përpara prokurorëve kam dëshmuar faktet dhe rrethanat ashtu siç kanë ndodhur dhe kam paraqitur shpjegimet e mia. Shpjegimi është i gjatë, në shpjegimet e fundit në media unë kam dhënë mendimin e tij. As qëndrimet e Metës nuk kanë rëndësi për ndryshimet kushtetuese.  Unë mund të flas me detaje, hetimi zhvillohet në këtë godinë dhe jo në media dhe televizone. Institucionet nuk është mira që t’i shtrojnë çështjet ligjore me filma artistike, me metrazh të shkurt, apo të gjatë, por në rrugë institucionale. Nëse kjo ndodh, ligji është i qartë se nëse anëtari është në ndjekje penale, ai pezullohet nga funksioni.  Prokurorët janë duke kryer verifikime. Kam dhënë shpjegime sot, nuk ka nevojë për të paraqitur prova deri në këtë moment, prokurorët po bëjnë punën, ata do marrin provat e nevojshme.

Unë nuk jam këtu para jush, të deklaroj mediatikisht këshillam, deklarime, sesi duhet të sillen prokurorët me mua, kjo është e padrejtë. Ata duhet të kryejnë të gjitha hetimet e nevojshme. Në Shqipëri, duhet të mësoheni të gjithë se ligji është i barabartë për të gjithë.  Nuk ka arsye të dal e të them se erdha te prokurori. Nuk ka asgjë për t’u mburrur. Ky është detyrim. Nuk llogaris askënd, vetëm raportin tim me Kushtetutën dhe ligjin. 

A e keni menduar të jepni dorëheqjen?

Kjo është një pyetje të më thoni a kanë besim unë tek organet e drejtësisë. Ligji zbatohet për të gjithë në mënyrë të barabartë. Unë nuk kam menduar asnjëherë që unë kam privilegje.

A ju kanë vendosur në pozitë të vështirë?  

Mua nuk më kanë vendosur në asnjë pozitë të vështirë. Gjykata e Lartë është një gjendje të jashtëzakonshme. Në KED jam zgjedhur për shkak të shortit dhe do e ushtroj.  Kjo nuk është garë. Personat publikë duhet të jenë shumë seriozë. Unë nuk kam nevojë për vëmendje dhe nuk kam nevojë për publicitet. Unë jam gjyqtar, nuk kam nevojë për elektorat. Nëse ligji dhe kushtetuta më imponojnë të bëj një kallëzim penal, do ta bëj por nuk ka asnjë arsye. 

Presidenti Ilir Meta dha dje dëshminë e tij në Prokurorinë e Tiranës për afro 50 minuta, ku tha se shpreson që Prokuroria të mos jetë nën presione politike dhe të bëjë punën e saj me profesionalizëm. Meta publikoi edhe një video shpjeguese ku sipas tij vërtetohet sesi u përdor Ardian Dvorani. Video e publikuar nga Meta është një spot shpjegues, përmbledhës ku kreu i shtetit, rendit procedurën dhe shkeljet që sipas tij ka bërë Dvorani.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Ishte-është/ Shihni transformimin në 74 sekonda të shtëpisë Toshi në Arbanë
Next post Deklaratat e Dvoranit, Presidenca: Nga një dhunues me dashje i Kushtetutës nuk presim asnjë reflektim publik