Reshjet e dëborës krijojnë problemet e para, vështirësi në qarkullimin e mjeteve në Korçë-Kolonjë

Read Time:29 Second

Reshjet e borës kanë vijuar përgjatë gjithë natës në qarkun e Korçës, ndërsa kanë nisur edhe problemet e para për qarkullimin e mjeteve.

Probleme me lëvizjen e mjeteve ka aksi Korçë-Kolonjë, në Qafën e Qarrit, ku trashësia e borës ka qene e konsiderueshme.

Ndërkohë, aksi Korçë-Dardhë dhe Korçë-Voskopojë është i qarkullueshëm dhe mjetet mund të lëvizin pa zinxhirë. Mësohet se në Dardhë trashësia e borës është mbi 20 cm dhe reshjet po vazhdojnë edhe gjatë mëngjesit. Sakaq, firmat e mirëmbajtjes kanë punuar gjatë natës për të mbajtur hapur të gjitha akset nacionale.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Ministeriali i Mbrojtjes së A5/ Zyrtarja amerikane Cooper: Shqipëria, shembull i jashtëzakonshëm në mbështetje të operacioneve të NATO-s
Next post Jep dorëheqjen gjyqtarja e Apelit Shkodër, Marina Rraboshta