Home Politike Tërmeti, Zyrtarja e SHBA-së: Amerika bashkë me ju në këto kohë të vështira

Tërmeti, Zyrtarja e SHBA-së: Amerika bashkë me ju në këto kohë të vështira

nga Albina Hoxhaj

Për tërmetin e 26 nëntorit, ku humbën jetën 51 persona,  Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vijojnë të shprehin solidaritetin e tyre.

Në konferencën e sotme të Çeljes së Ministerialit të Mbrojtjes të SHBA – ‘Karta e Adriatikut’,  në fjalën e saj Zëvendës Asistentja e Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA–së, Laura Cooper deklaroi se SHBA janë miq të Shqipërisë dhe do të jenë bashkë në kohë të vështira. Ajo theksoi më tej se këto javë kanë qenë të vështira për shqiptarët.

“Do të doja të fillojë me ngushëllime për familjet që vuajtën si pasojë e këtij tërmeti. SHBA janë miq të Shqipërisë si gjithë amerikanët dhe shqiptarët që kanë qenë bashkë në kohë të vështira. Këto popuj kanë qenë gjithmonë bashkë. Të gjitha vendet që janë sot këtu, që reaguan pa asnjë kusht dhe kanë dhënë mbështetjen e nevojshme për të ndihmuar Shqipërinë në këtë periudhë të vështirë. SHBA qëndrojnë  afër Shqipërisë, partneritet me të gjitha vendet e rajonit. Kjo na sjell në këtë seancë të A5. Pavarësisht nga ky tërmet që ndodhi në patëm mundësi të takohemi dhe shoh që kemi shumë miq në këtë tryezë.” tha  Laura Cooper.

Shqipëria kët¡ vit mbajti kryesimin e “Kartës së Adriatikut (A5)”.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan

Lajme te ngjashme