Menaxhimi i tërmetit/ Braçe: Qentë i kishin shitur për 50 mijë lekë, djemtë që punonin atje ishin më të rinj se unë
Zv.kryeministri Erion Braçe është i ftuar në emisionin “Përballë”, drejtuar nga gazetari Lutfi Dervishi.
I pyetur lidhur me situatën e tërmetit, Braçe u shpreh se forcat shqiptare nuk kishin eksperiencë për përballimin e pasojave, pasi kurrë nuk kishin përjetuar një fenomen të tillë.
“Qentë i shitën për 50 mijë lekë i ke vërdallë në Tiranë. Djemtë që punonin atje ishin më të rinj se unë. Kurrë se kishin ndjerë një tërmet të tillë. Ka ca reparte që ishin të pajisuara. A duhet të pajisemi më shumë? Pa më të voglin diskutim. Duhet të nxjerrim mësim. Duhet të shpenzojmë më shumë për mbrojtjen civile,”-tha ndër të tjera Braçe.
Për shkak të tërmetit të 26 nëntorit, qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në tre qarqe: Durrës, Kurbin dhe Tiranë. Pasojat e lëkundeve që shënuan 7 ballë ishin 51 persona të vdekur, 913 të plagosurdhe 47 të shpëtuar. Edhe pse kanë kaluar më shumë se 2 javë nga tërmetit toka ende dridhet nga paslëkundjet, të cilat përgjithësisht kanë pasur intensitet të ulët. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde për të rikuperuar humbjet e shkaktuara nga fatkeqsia e tërmetit.
Me Shume
Berisha: Rama fali 1.5 milionë metra katrorë truall në Durrës, për të ndërtuar “Dubai City-n, Rama-Emar”
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë në një deklaratë për mediet për të denoncuar një tjetër aferë sicc...
Lerini flamujt e shteteve të tjera se i mbrojnë vetë ata
Flamujt e huaj, që kur nuk vendosen në mënyrë protokollare, janë thjesht leckë pa asnjë vlerë. Edhe në këtë rast...
“Rama injoroi planin e financuar nga BE dhe i dha 22 milionë euro Gugalljes”- Këlliçi ngre 5 pyetjet e radhës për inceneratorët
Partia Demokratike vijon akuzat ndaj qeverisë në lidhje me çështjen e inceneratorëve. Në një dalje për mediat nga selia blu,...
Plagosja e inspektorit të IMT, Veliaj: Dënim maksimal për kriminelin që ngriti dorën ndaj punonjësve të shtetit
Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ka reaguar pas ngjarjes së rëndë sot në Tiranë ku një punonjës i IMT u...
Manjani: Deri në fund të shtatorit opozita duhet të ketë gati kandidatët për zgjedhjet lokale
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani komentoi në edicionin e pasdites në Syri Tv aksionin opozitar dhe aksionin anti-opozitar të qeverisë....
I përfshirë në trafik droge me Habilajt, arrestohet ish-shefi i Policisë.
Sokol Bode, ish-shefi i Policisë së Dhërmiut është arrestuar këtë mbrëmje në Berat dhe po dërgohet drejt Tiranës. Ai është...