Home Aktualitet Presidenti debat të ashpër me Ylli Rakipin: Nuk ma marrin dot institucionin me kaçavida, ta kesh të qartë

Presidenti debat të ashpër me Ylli Rakipin: Nuk ma marrin dot institucionin me kaçavida, ta kesh të qartë

nga Albina Hoxhaj

Presidenti Ilir Meta, ka debatuar sot me gazetarin Ylli Rakipi, në lidhje me situatën pas tërmetit dhe se si dueht të reagonte Kreu i Shtetit.

Të ftuar në Syri televizion, Rakipi iu drejtua Metës duket thënë se ishte në krye të regjimit, ndërsa Presidenti e mohoi këtë gjë.

Ndëkohë debati ka vijuar dhe më tej ku tonet janë ngitur dhe Meta i ka përplasur disa herë tavolinën. 

Rakipi: Je në krye falso të këtij regjimi

Meta: E ke shumë gabim. Unë nuk jam në krye të regjimit, por të shtetit.

Rakipi: Merresh me Dvoranin

Meta: Nuk merrem me të por me mbrojtjen e Kushtetutës.

Rakipi: Po ku pyet ai për kushtetutën

Meta: Po po ai nuk pyet por unë e mbroj deri në fund Kushtetutën. Do ta mbroj me popullin shqiptar. E mira është që të gjithë të bëjnë punën e saj. Unë e kam të qartë se çfarë po ndodh në Shqipëri prej kohësh.

Meta: Presidenca nuk është as bashkia e Kavajës dhe as e Devollit që merret me kaçavida. Këtë ta kesh të qartë.

Rakipi: Ti po punon me mekanizmat e regjimit.

Meta: Unë nuk duhet të kisha ardhur në emision

Rakipi: Jo po të duash ti themi o Ilir Meta rrofsh sa malet.

Meta: Pra ti tani pranove që je pjesë e përgjegjësisë dhe ke nxitur opozitën që të largohej nga Kuvendi.

Rakipi: Jo unë se kam bërë, por ti do të jesh në krye të regjimit.

Lajme te ngjashme