Vettingu shkarkon ish-kreun e Gjykatës së Tiranës, Fatri Islamaj, probleme me pasurinë

Read Time:1 Minute, 29 Second

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra ditën e sotme gjyqtarin Fatri Islamajn, i cili mban njëkohësisht edhe postin e anëtarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Sipas KPK-së gjyqtari kishte probleme me pasurinë e tij.

Problemet me pasurinë

Trupa gjykuese e përbërë nga Pamela Qirko, Lulzim Hamitaj dhe Valbona Sanxhaktari konstatoi se gjyqtari Islamaj rezulton me shtesë pasurie familjare të pambuluar me burime në vitin 2007 në vlerën e rreth 474 mijë lekëve.

Sipas BIRN, të dhënat  tregojnë se gjyqtari Fatri Islamaj zotëronte pasuri me vlerë 1 milion lekë në vitin 2005 –kur deklaroi për herë të parë interesat e tij private, ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria familjare e tij kap vlerën e 13.9 milionë lekëve.  Duket iu referuar kësja pasurie në fund të vitit 2017, asetet ndahen në 10.5 milionë lekë pasuri të patundshme, 1.3 milionë lekë likujditete bankare, automjete me vlerë 1 milion lekë si dhe kursime në cash prej rreth 987 mijë lekësh.

Kush është Fatri Islamaj?

Fatri Islamaj ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës në vitet 2003-2006 dhe e ka nisur karrierën në sistemin gjyqësor nga Gjykata e Fierit. Ai më 2013 është emëruar kryetari i Gjykatës së Tiranës. Pas tre vitesh drejtimi të Gjykatës së Tiranës, Fatri Islamaj u dekretua nga presidenti Nishani si gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Tiranës në vitin 2016. Gjatë këtij viti, Islamaj ka ushtruar gjithashtu funksionin si anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i zgjedhur përmes shortit.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë Klodian Kurushin, gjyqtarin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda. Nga KPK u konstatua se  ka kaluar me sukses tre kriteret e vlerësimit, atë të pasurisë, kontrollin e figurës dhe aftësive profesionale.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Vetingu, konfirmohet në detyrë gjyqtari i Krimeve të Rënda dhe prokurori i Apelit Tiranë
Next post Nis sot mësimi në Universitetin e Tiranës, 6 fakultetet të sigurtë pas tërmetit