Vetingu, konfirmohet në detyrë gjyqtari i Krimeve të Rënda dhe prokurori i Apelit Tiranë

Read Time:40 Second

Kalojnë vettingun një gjyqtar dhe një prokuror në Tiranë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të konfirmojë në detyrë gjyqtarin e Krimeve të Rënda Klodian Kurushi si dhe prokurorin e Apelit në Tiranë Genti Xholi.
Gjyqtari Klodian Kurushi ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2001 dhe e ka nisur karrierën në drejtësi nga Gjykata e Sarandës. Në nëntor 2005, Kurushi është emëruar gjyqtar i Gjykatës së Krimeve të Rënda, detyrë të cilën vazhdon ta kryejë edhe pas 14 vitesh.
Ndërsa prokurori Genti Xholi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000, si prokuror në Prokurorinë e Tiranës, institucion të cilin e ka drejtuar për një periudhë kohe. Në vitin 2010, ai është emëruar prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë, detyrë të cilën vazhdon ta kryejë edhe pas 9 vitesh.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Personazh i vitit 2019 të shpallet Spitali Universitar i Traumës
Next post Vettingu shkarkon ish-kreun e Gjykatës së Tiranës, Fatri Islamaj, probleme me pasurinë