Personazh i vitit 2019 të shpallet Spitali Universitar i Traumës

Read Time:1 Minute, 58 Second

Deputeti i PS, Ilir Beqaj sugjeron që personazh i vitit 2019 të shpallet Spitali Universitar i Traumës.

Beqaj shprehet se “u mbushën 13 ditë nga përjetimi i një dramë të rëndë kombëtare. Tërmeti i 26 nëntorit mori 51 jetë shqiptarësh të pafajshëm, plagosi me qindra të tjerë dhe la pa strehë mbi 12 mije persona.  Edhe pse vëmendja e opinionit shqiptar, përfshirë edhe botën shqiptare anë e mbanë, është e mbërthyer te pasojat e kësaj ngjarjeje shkatërrimtare dhe te përpjekjet e gjithanshme të fillimit të rindërtimit, duket se afrimi i fundvitit ka sjellë në pah, siç ndodh tradicionalisht, përzgjedhjen e personazhit të vitit 2019”.

“Një numër mediash, forumesh e organizatash po fillojnë të mbledhin vota dhe propozime konkrete, në lidhje me personazhin e vitit që po lemë pas. Dëshiroj dhe unë që modestisht të sugjeroj personazhin e vitit 2019: Spitalin Universitar të Traumës. Jo një person të caktuar, jo një figurë publike, as politikan, as sipërmarrës, as gazetar apo njeri të artit e kulturës: një institucion që duket se përfaqëson më të mirën e asaj që përjetuam në vitin që po mbyllet”, thekson ai.

E bëj këtë propozim, thekson Beqaj sepse më duket se emri i këtij spitali është i lidhur me të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të 2019. Gjysma e parë e vitit u dominua nga ngërçi politik. Bashkë me ngërçin politik Tirana ka përjetuar 10 protesta jo të zakonshme, të cilat prodhuan stres dhe përplasje, disa herë të ashpra e fizike.

“Kurse gjysma e dytë e vitit është dominuar nga dy tërmete jo të zakonshëm. I pari, në shtator drithërues, ndërsa i dyti shkatërrimtar dhe me 51 fatalitete. Spitali Universitar i Traumës ishte përherë aty. Edhe në këto momente kyçe, por edhe në përditshmërinë që pakkush e sheh, por që është e mbushur me përballimin e një volumi sfidues e shpesh të jashtëzakonshëm situatash, jo rrallë mes jetës dhe vdekjes. SUT ja ka dalë të jetë një institucion në lartësinë e emrit që ka, Qendra Kombëtare e Traumës së vendit”, shprehet deputetit i PS-së.

Beqaj thekson se “kanë spikatur profesionalizimi, përkushtimi, përulësia dhe humanizmi i të gjithë stafit të mrekullueshëm të këtij institucioni. Heronj të heshtur të ditëve tona! Do të ishte e padrejtë të veçoja cilindo nga mjekët, infermierët e personeli teknik i SUT. Prandaj sugjeroj që personazh i vitit 2019 të shpallet Spitali Universitar i Traumës”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Pezullimi nga detyra, Malaj: ‘Tërmet’ politik, do e apeloj!
Next post Vetingu, konfirmohet në detyrë gjyqtari i Krimeve të Rënda dhe prokurori i Apelit Tiranë