Aktivisti Aulon Kalaja i ftuar në emisionin 360 Gradë në RTV Ora tregoi mënyrën se si janë shpëtuar disa prej viktimave të tërmetit të 26 nëntorit.

Fadromat janë futur në pirgun e rrënojave pa u bërë një vëzhgim paraprakisht. 

Sipas tij kjo është një papërgjegjshmëri e qeverisë shqiptare.

Kalaja: Kam parë një papërgjegjshmëri totale të qeverisë e cila fiku dritat në Thumanë në ato momente dhe nuk punonte matrapiku. Sepse një shumicë e njerëzve u dyndën nëpër pallate të Thumanës ku dy prej tyre prodhuan vdekje. Një grua që bërtiste në katin e katërt sepse kishte krijuar dera e blinduar vakum dhe u mor me një fadrom. Aty kam parë që s’kishte drita, fadromat nuk ishin të shtetit por ishin të individëve të caktuar që operojnë në treg. Dhe ka hyrë një fadromë për të marrë viktimat. Fadromat kanë hyrë në pirgun e rrënojave pa bërë asnjë këqyrje të vendit të ngjarjes, duhet ta themi këtë.