Thirrja e Metës: Koha për të dëgjuar shkencëtarët, jo servilët

Read Time:1 Minute, 13 Second

Presidenti Ilir Meta e nisi javën duke postuar online një shkrim, teksa shkruan: Koha për të dëgjuar shkencëtarët, jo servilët.

Shkrimi i postuar nga Meta u publikua nga revista Monitor. Aty thuhet se në vitin 2013, disa prej profesorëve më të njohur të sizmiologjisë në vend i ofruan falas qeverisë hartën e re sizmike në vend. Por kjo e fundit nuk e vuri ujin në zjarr.

Në vitin 2013 katër sizmologë të njohur në vend, Prof. Dr. Eduard Sulstarova, Prof. Dr. Shyqyri Aliaj, Prof. Dr. Siasi Koçiu dhe Prof. Dr. Betim Muço, i ofruan qeverisë një hartë të re sizmike që shoqëronte botimin e tyre të përbashkët “Sizmiciteti, sizmotektonika dhe vlerësimi probabilitar i rrezikut sizmik në Shqipëri”.

Kur e prezantuan këtë studim para mediave ato i bënë thirrje qeverisë që të azhornonte hartat e reja në standardet kombëtare në sektorin e ndërtimit.

Profesor Alija u shpreh në atë kohë se qeveria duhet t’i bënte hartat e reja si kusht normativ për të gjitha ndërtimet. Sipas tij hartat e reja duhet të zëvendësonin hartën sizmike të viteve 80 që sot e kësaj dite është ende në fuqi edhe pse vendi u godit përgjatë dy muajve të fundit nga 2 tërmetet më të fuqishme të 40 viteve të fundit.

Disa projektues pohuan se hartat e reja të krijuara nga katër profesorët e nderuar sot përdoren si udhëzues për shumë projektues dhe ndërtues, por ato nuk janë të detyrueshme, për shkak se ligji nuk i njeh.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Dita Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, Kërpaçi: Kemi nevojë për drejtësi të pavarur
Next post Denoncimi i Aulon Kalasë: Në orën 07:20 të 26 nëntorit, kanë vdekur 2 veta gjatë punës për ti nxjerrë nga rrënojat