Home Politike Mbledhja e Dytë e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit/Rama: Mbi 500 inxhinierë në terren, 261 pallate të dëmtuara rëndë

Mbledhja e Dytë e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit/Rama: Mbi 500 inxhinierë në terren, 261 pallate të dëmtuara rëndë

nga Albina Hoxhaj

 Në mbledhjen e dytë të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, Kryeministri Edi Rama ka publikuar të dhënat zyrtare lidhur me situatën pas tërmetit dhe dëmet e shkaktuara.

Në fjalën e tij, Rama tha se të dhënat ende nuk janë definitive sepse janë në përditësim të vazhdueshëm.

Duke u ndalur te dëmet në objekte, Rama tha se janë “261 pallate të dëmtuara rëndë dhe të pabanueshme në momentin aktual. 2237 banesa të dëmtuara rëndë dhe të pabanueshme rëndë, 851 pallate me dëmtime të mesme apo të lehta dhe 4618 banesa me dëme të mesme”.

Kryeministri theksoi se tek pallatet e dëmtuara rëndë apo të pabanueshme po bëhet një punë specifike për të përcaktuar shkallën e rrezikut dhe sipas grupeve të ekspertëve të huaj, sot ishin me një pjesë të kohës me ekspertë të ardhur nga Izraeli, dhe ata kanë një pajisje shumë të sofistikuar të teknologjisë së lartë që radiografon godinat në mënyrë dixhitale. Verifikon qëndrueshmërinë e skeletit, një pjesë e këtyre pallateve janë me struktura të pa dëmtuara dhe me dëme të rënda por të rekuperueshme”.

Ai tha se të dhënat janë dinamike nga konstatimet e grupeve në terren dhe po vijon përditësimi i tyre ditë pas dite.

“Qarku i Tiranës me  729 konstatime teknike në pallate 7060 konstatime në banesa, Qarku i Durrësit me 5667 objekte të inspektuara nga të cilat objekte për tu shembur sot që flasim 438, objekte të pabanueshme  2353 dhe objekte të tjera 2976. Qarku i Lezhës janë njësi banimi me dëme të konsiderueshme 1588, 740 të mesme dhe me dëme të lehta 1560”, tha Rama.

Sa u përket objekteve shëndetësore, Rama tha se “për fat të mirë janë të gjitha me dëme të riparueshme. 8 spitale me dëme të mesme por të riparueshme, 2 me të lehta dhe 2 qendra shëndetësore jashtë funksionit dhe 12 të tjera të riparueshme”.

Ndërsa në shkolla, Kryeministri tha se janë 36 shkolla me dëme të rënda.

Rama u ndal edhe te çështja e dëmtimeve në shkollën “Emin Duraku” në kryeqytet, duke theksuar se “është kthyer në një objekt gjallërie mediatike që inspektimet janë bërë, jo një po më shumë se një inspektime, situata është e qartë, porositë janë të qarta. Ka një pjesë të shkollës që mund të përdore, ndërsa për një pjesë tjetër që është i një kohe të mëparshme është dhënë qartësisht porosia që s’duhet të përdoret. Kaq. Të tjerat janë të gjitha spekulime”.

Gjithashtu, Rama tha më tej se kemi disa objekte në institucionet e drejtësisë që kërkojnë ndërhyrje urgjente si dhe monumente kulture të rrezikuara seriozisht, 19, 24 me me dëme që  i bëjnë përkohësisht të papërdorshme dhe 155 nuk paraqesin rrezik por kërkojnë restaurim.

Ai theksoi se “sot që flasim janë në terren 500 inxhinierë dhe 81 ekspertë nga 11 vende të huaja”.

“Me zonën urbane të Tiranës e kemi mbyllur sistemimin me shtëpi me qira, jemi duke kompletuar nevojat për çadrat e dimrit në zonat rurale. Akomodimi në hotele për qytetarët që kanë humbur banesat në zonën e Durrësit dhe të Lezhës po ashtu është kryer. Pastrimi i territorit nga inertet po vazhdon, përfitimet financiare për familjet e prekura me viktima janë vendosur dhe  por ashtu mbyllet brenda kësaj jave dhurimi i apartamenteve për familjet me viktima sipas vendimit të qeverisë”, deklaroi Rama.

Lajme te ngjashme