Komisioneri për fqinjësi dhe zgjerim i Bashkim Europian, Oliver Varhelyi, deklaroi sot se pranverën e ardhshme duhet të punohet për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Në mëngjesin e punës në Bruksel ku marrin pjesë të gjithë ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian, Komisioneri Varhelyi u takua me ministrin në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj dhe ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov.
“Sapo takova ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov dhe ministrin në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj. Ne duhet të korrigjojmë gabimin e tetorit. Hapja e negociatave është e mundur në mars të 2020′, shprehet Varhelyi.