Home Kronike Dorëhiqet gjyqtarja që firmosi ‘arrest shtëpie’ për ish-ministrin Tahiri. Zbulohet motivi

Dorëhiqet gjyqtarja që firmosi ‘arrest shtëpie’ për ish-ministrin Tahiri. Zbulohet motivi

nga Albina Hoxhaj

Gjyqtarja e Krimeve të Rënda Liljana Baku është dorëhequr nga detyra. Dorëheqja është paraqitur nga Baku pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor më 2 dhjetor duke argumentuar se ky vendim është marrë për arsye personale.
“Do angazhohem në biznes privat”, mësohet të ketë thënë Baku pas vendimit të saj për t’u larguar nga radhët e sistemit të drejtësisë.
Kujtojmë se Liljana Baku ishte gjyqtarja që firmosi vendimin për masën ‘arrest shtëpie’ për ish-ministrin Saimir Tahiri, i cili u akuzua për trafik droge.

Lajme te ngjashme