Home Bota Tgcom: Tërmet mbrëmë në Itali në “100-vjetorin e tërmetit që shkatërroi Mugello-n në 1919″!

Tgcom: Tërmet mbrëmë në Itali në “100-vjetorin e tërmetit që shkatërroi Mugello-n në 1919″!

nga Albina Hoxhaj

Edhe Italia pëson goditje tërmeti. Në Durrës sipas IGJEUM po vijnë duke e ulur intensitetin, drejt normalitetit, kurse në Itali lajmërohet për një tërmet.

Një seri tërmetesh, me magnitudë 4,5 gradë u regjistruan në Mugello në Scarperia dhe San Piero, në provincën e Firences. Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë tha së lëkundjet ndodhën në një thellësi prej 9 kilometrash. Dëme janë raportuar në disa ndërtesa në komunat e zonës. Në Borgo San Lorenzo shkollat u mbyllën.

Shkollat u mbyllën gjithashtu në Barberino del Mugello, Scarperia, Vernio, Marradi dhe Viçhio, duke përfshirë edhe çerdhet komunale.

Ndërkohë, për të lejuar kontrollet teknike në sigurinë e linjave, trafiku hekurudhor në nyjen e Firences u pezullua. Trenat me shpejtësi të lartë midis Firences dhe Bolonjës janë gjithashtu të bllokuara, përveç trafikut rajonal.

Shumë njerëz që lanë shtëpitë dhe dolën në rrugë u strehuan në makina për t’u mbrojtur nga shiu. “Tronditja me madhësi 4,5 ishte me të vërtetë e frikshme,” tha kryetari i Skarperia San Piero, Federico Ignesti.

Tronditja ishte mjaft e gjatë, sidomos të parat, objektet në një supermarket kanë rënë përtokë,” tha Filippo Carlà Campa, kryetari i komunës së Viçhio-. Në zonë këtë vit shënohet 100 vjetori i tërmetit që shkatërroi Mugello-n në 1919″./tgcom

Lajme te ngjashme