Home Aktualitet Neni i rikthimit në polici, Ervis Zholi thotë se…

Neni i rikthimit në polici, Ervis Zholi thotë se…

nga Albina Hoxhaj

Juristi Ervis Zholi

Bëhet fjalë për nenin 49 të LIgjit Nr. 108/2014 PËR POLICINË E SHTETIT Rikthimi në Polici, e nis shkrimin ish oficeri Zholi. “ Një person mund të rikthehet në polici vetëm nëse ai ka ndërprerë marrëdhëniet e punës me strukturat e Policisë së Shtetit. Kjo brenda 2 viteve të fundit dhe është liruar nga Policia për shkurtim të funksionit.

Në kuadër të pakësimit të limitit të përgjithshëm organik të policisë personi, që trajtohet me pension të para- kohshëm suplementar ose pension të parakohshëm nuk rikthehet në polici. Procedurat për rikthim në polici përcaktohen në Rregulloren e Policisë. Siç shihet ky është nje nen i cili u privon rikthimin në strukturat e Policisë së Shtetit.

Jo vetëm punonjësve të larguar nëpërmjet “reformave”, por edhe atyre që janë larguar përkohesisht me kërkesën e tyre për arsye të ndryshme.

Siç mund të jenë ato familjare, shëndetësore, arsimore etj. Është absurde që me kalimin e periudhës 2-vjeçare jashtë strukturave oficerëve tu privohet e drejta për të vazhduar punën, karrierën e për të dhënë kontibutin e tyre në Policinë e Shtetit…. Absurde është fakti që nëpërmjet kësaj dispozite ky privim ligjerohet….!!

Për mendimin tim të paktën ky nen i këtij ligji është privim i të drejtës për të ushtruar profesionin. Si rrjedhojë është antikushtetues…! Kriteret për mos rifillimin e punës në Polici duhet të jenë kur kemi të bëjmë me shkeljet ligjore, të parashikuara konkretisht për vepra penale apo shkelje të tjera.

Neni i rikthimit në polici, avokati Ervis Zholi thotë se…

Për shkak kur punonjësi bëhet i pa aftë. Kur vendos me vullnetin e tij apo ndoshta edhe në një moshë të caktuar, e cila mund të jetë ajo afër moshës së pensionit të pleqërise…! Duke parë se reformat në Policinë Shqiptare kanë patur karakter politik. Duke konsistuar në heqjen e largimin e disa punonjësve. E duke i zëvendësuar me të tjerë vetëm mbi baza partiake apo interesash të tjera jo ligjore.

Bën të dyshohet se me anë të kësaj dispozite tu “mbyllet dera” shumë punonjësve të larguar nga Policia padrejtësisht. Koha është (megjithëse vonë…!!) për të ngritur një strukturë Policore Profesionale, të ndershme, të përkushtuar e të bashkuar. E cila të luftojë krimin pa kompromis, në menyrë permanente e pa ngjyrime.

Kjo arrihet lehtësisht kur Policinë e Shtetit ta administrojnë profesionistët e ndershëm dhe të përkushtuar. E kur politika mos të ketë më ndërhyrje apo akses në punët e policisë.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!