Citoi Kur’an-in në Turqi, Berisha publikon foton e Ramës: Dikur u shkelte sexhdet myslimanëve, arroganti

Read Time:52 Second

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një foto të kryeministrit Edi Rama, teksa ky i fundit shihet teksa shkel me këpucë mbi sexhdet, mbi të cilat falen besimtarët myslimanë.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha ironizon faktin që ditën e sotme Rama gjatë vizitës së tij në Turqi ka cituar Kur’anin.

Ky eshte mesazhi i besimtarit musliman per Edvin Mafine:

Pershendetje dr,ky shkon në Stamboll dhe reciton fjalët e Kuranit, por harron se është po i njëjti sharlantan që dje shkelte me këpucë plot arrogancë mbi sexhdet e Muslimanëve mu në mes të Tiranës!”– shkruan Berisha krahas fotos.

Kryeministri Edi Rama mbajti një konferencë me investitorët në Turqi, pas takimit me Presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.

Gjatë fjalës së tij, Rama iu kërkoi ndihmë turqve duke cituar Kur’ani-n dhe duke përmendur Allahun.

“Njerëzit që Allahu do më shumë janë ata që janë të dobishëm për të tjerët dhe kushdo ndihmon një njeri në vështirësi, Allahu do ta lehtësojë nga vështirësia në ditën e ringjalljes,”- tha Rama ndër të tjera.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post “Ndërtimi, vendimet të mos merren mbi bazë interesash, oligarkia e rrezikshme”
Next post Tërmeti/ Erdogan zotohet të ngrejë në këmbë Shqipërinë: Mjalti ndahet me vëllezërit, ia dimë hallin atij vendi