U shkatërrua nga tërmeti, shembet me fadroma godina nr.15 në Qytet Studenti, arsyet pse nuk u përdor eksploziv

Read Time:51 Second

Ka nisur puna këtë mesditë për shembjen e godinës nr.15 në Qytet Studenti. Kjo godinë u vlerësua si e pabanueshme nga ekspertët pas tërmetit të 26 nëntorit, që la pas pasoja katastrofike.

Shembja e godinës po bëhet me mjete të rënda, fadroma, dhe jo me eksploziv. Gazetari Skëndaj raporton se fillimisht është menduar që prishja të bëhej me eksploziv, pasi një ditë më parë u panë në terren edhe ekspertët luftarakë të Forcave Xheniere.

Por, duket se ndryshimi i planit ka të bëjë me shmangien e rrezikut, që mund të sjellë përdorimi i eksplozivit te ndërtesat që janë pranë, si shtëpi banimi dhe konvikte të tjera, ku aktualisht ka studentë.

Godina nr.15 ka vite që e ka humbur funksionin e konviktit. Prej më shumë se 20 vitesh në të ishin vendosur familje të pastreha, të cilat i paguanin qira vjetore shtetit. Konkretisht në këtë godinë ishin strehuar 95 familje. Familjet janë nxjerrë forcërisht nga bashkia 2 ditë më parë, pas vendimit të këshillit bashkiak të Tiranës.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post “Studentët me në krye Azem Hajdarin u ngritën me guxim të jashtëzakonshëm”, Berisha kujton ‘8 Dhjetorin’ me një thirrje të fortë për rininë
Next post Dëshmia e specialistit: Si i ndërtuam dy pallatet e Thumanës në 1988-ën dhe pse u shembën nga tërmeti