Home Aktualitet Tërmeti i 21 shtatorit, dy familje bëhen me shtëpi të re, Luan Bregasi një prej kontribuesve

Tërmeti i 21 shtatorit, dy familje bëhen me shtëpi të re, Luan Bregasi një prej kontribuesve

nga Albina Hoxhaj

Dy familjet e para në Tiranë kanë rinisur jetën e tyre në shtëpitë e rindërtuara pas dëmeve që shkaktoi tërmeti i 21 shtatorit. Familja Lami në Kashar dhe ajo Sina në Sauk morën çelsat në dorë nga kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj të ndihmuar nga mbi 50 biznesmenë të kryesuar nga Luan Bregasi.

Fillimisht, kreu i qeverisë Edi Rama dhe kryebashkiaku Veliaj ishin tek familja Lami në Mazrek të Kasharit, e cila mbeti e pastrehë nga tërmeti i 21 shtatorit. Por, siç edhe u ishte premtuar, falë kontributit të biznesit, 5 anëtarët e kësaj familje hynë në shtëpinë e tyre të re, shumë herë më të bukur dhe më të fortë se e para, para festave të fundvitit.

Nga familja Sina në Sauk e cila u bë me shtëpi të re kryeministri Rama u shpreh se të gjitha familjet e prekura nga tërmeti do të marrin bonus qiraje për 1 vit.

Pas tërmetit të 21 shtatorit, 50 biznesmenë kanë adoptuar një banesë për ta rindërtuar nga fillimi dhe premtimi është që të prekurit nga tërmeti do ta kenë shtëpinë para festave të fundvitit.

Lajme te ngjashme