Tërmeti i kthen në mesjetë, tragjedia e familjes Çerri në Peqin: Flemë në kotec me pulat, kërkojmë një çadër
Tërmeti e ktheu jetesën e tyre si në mesjetë. Një familje në fshatin Bishqem të Peqinit e kalon natën në kotec bashkë me shpendët, pasi tërmeti u dëmtoi banesën. Familja bën apel për një çadër nga autoritetet.
Duket sikur jetojnë në mesjetë… Familja Çerri me banim në Bishqem të Peqinit natën e kalon në kushte çnjerëzore. Flenë së bashku me pulat e me gjelat dhe ky grumbull misrash është kthyer në shtratin e tyre.
Tërmeti dëmtoi banesën e tyre. Arta e Myrtezai kërkojnë ndërhyrjen e strukturave të shtetit. “U thyen kollonat, shtëpia u ça, morëm batanijet dhe kemi hyrë në kasollen e pulave. I lutemi shtetit që të na ndihmojë. Ishim në sera dhe nuk na la Bashkia”.
Për momentin kanë vetëm këtë kërkesë modeste. “Kërkojmë nga shteti që të na bien një çadër”.
Edhe në Qarkun e Elbasanit janë dëmtuar disa familje nga tërmeti i 26 nëntorit. Dhjetra prej tyre po qëndrojnë në rrugë, në çadra, stalla apo kotecë pulash./abcnews/
Me Shume
Superskandali/ Irfan Hysenbelliu 1.7 milionë euro borxh në Tatime vetëm nga një kompani
Sipas të dhënave zyrtare, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka ushtruar kontroll tek “Birra Tirana”, ku janë gjetur një sërë...
AZHBR i dha fondet njeriut të inceneratorëve, ndërsa blegtori falimentoi/ Familjarët e Dashamir Çelës: Iku në Gjermani të lajë borxhet. Na skualifikuan sepse…
Jo vetëm që nuk mundi, por falimentoi pak muaj më parë. Dashamir Çela u nis sërish si emigrant drejt Gjermanisë...
Abilekaj: Kontrolli i qeverisjes bëhet me presionin e rrugës! Protestat s’kanë pse të jenë paqësore.
I ftuar në SYRI TV, gazetari dhe drejtori i Dosja.al, Enton Abilekaj ka folur për sezoni i ri politik dhe...
Rama shkarkon Çuçin e Ministrisë së ….Turizmit
Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra Zëvendësministren e Mjedisit dhe Turizmit, Ornela Çuçi. Sipas raportimeve, vendimi është marrë nga Këshilli...
Raporti i inteligjencës britanike/ PD: Shqipëria krah vendeve në luftë! 40
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka reaguar nga selia blu në lidhje me raportin e fundit të inteligjencës britanike, e...
Adriana Kalaja ka denoncuar një tjetër skandal të qeverisë së Edi Ramës
Kryetarja e gjykatës së PD-së, Adriana Kalaja ka denoncuar një tjetër skandal të qeverisë së Edi Ramës, ku këtë radhë...