Drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako, ka folur sot për operacionet e kërkim-shpëtimit që janë bërë pas tërmetit të fuqishëm në 26 nëntor. I ftuar sot në studion e “Kjo Javë” në News 24, Çako tregoi dhe disa nga momentet e vështira gjatë operacioneve.
Ndër të tjera drejtori i Emergjencave Civile, rrëfeu dhe operacionin për shpëtimin e Klajdi Qatos, ku tha se ishte një tra i kishte bllokuar daljen.
“Grupet tona kishin mundësuar krijimin e një hapsire, e një tuneli deri në mbërritjen e Klajdit, djalit që u shpëtua por pozicioni i tij ishte shumë i vështirë pasi një tra i vendosur në mënyrë horizontale në pjesën e krevatit e kishte mbyllur ose e kishte kufiziuar mundësinë e daljes. Gjithëka u mundësua falë durimit dhe profesionalizmit të ekipeve greke që krijuan terrenin e mjaftushëm për ta shpëtuar”, tregoi ndër të tjera drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako.