Home Politike Kryeprokyrori i ri, Kryemadhi: Asnjë koment!

Kryeprokyrori i ri, Kryemadhi: Asnjë koment!

nga Albina Hoxhaj

Do doja një koment tuajin në fund për zgjedhjen e prokurorit të ri të përgjithshëm. Tashmë Shqipëria ka prokurorin e përgjithshëm jo të përkohshëm. Kuvendi e zgjodhi me 101 vota. Si e shihni Olsjan Çelën?
Nuk kam asnjë lloj komenti. Fjalët e mia dolën. Ja kam thënë Romana Vlahutinit, po e kishte mision të vetin. Tha që do të jetë vetëm për dy muaj prokurori i përkohshëm. I thash që ky prokuror ka për të ndenjur 2 vjet. Është zgjedhur në mënyrën legjitime. Është zgjedhur nga KLP-ja. Më pas është votuar në parlament. Kështu që për mua nuk ka asnjë koment. Tashmë qytetarët janë gjygjtarët më të mirë, prokurorët më të mirë sesa prokurorët e gjyqtarët që mund të kenë diplomën e universitetit më të mirë në botë për jurisprudencë. Sot shqiptarët janë ata që të gjykojnë në mënyrën më perfekte. Të gjykojnë më indiferencë, të gjykojnë me votë, të gjykojnë me batutë, të gjykojnë me tallje, të gjykojnë më meme, rrjete sociale, kështu që mendoj që i vetmi institucion sot që është në këmbë, është institucioni popull. Që për hir së të vërtetës tregoi që është shumë më shumë se sa politika dhe sesa shumë gjëra të tjera.

Lajme te ngjashme