Kryemadhi: Situata ekonomike, buxheti i shtetit e fillon me – 200 milionë euro

Read Time:1 Minute, 47 Second

Zonja Kryemadhi, duke qenë se unë ju kam në studio dhe jeni në emër të opozitës të bashkuar, gjithçka ndodhi, ndodhi. Tani është më e vështirë ju thoni. Post tërmeti. Ne do të shohim tani një opozitë pasive? Nisur nga kjo që ju nuk keni dashur të prononcoheni? Si e parashikoni ju këtë të ardhme të afërt?
Unë parashikoj një situatë ekonomike skandaloze. Me një buxhet shteti që fillon me -200 milion euro. Sepse ka 100 milionë të ardhura nga doganat dhe tatimet deri në fund të dhjetorit dhe tani pas tërmetit ka më shumë. Ka ato 120 milionë euro të dividentit të ligjit të famshëm që i mori, nuk do të ketë më për 2020. Po të shikoni, prandaj u turr për të krijuar një buxhet me ndihma dhe donatorë, kur në fakt të gjithë njerëzit kërkuan që t’i kenë në llogaritë e tyre dhe mos të shkonin në llogarinë e qeverisë. Po të shikoni, asnjëherë nuk janë transparente sesa para janë mbledhur në kuadrin e donatorëve. Por ato nuk janë para që janë për ekonominë. Nuk janë para për administratën. Nuk janë para për investimet. Nuk janë para për asnjë gjë tjetër. Janë para të cilat do të shkojnë vetëm për familjet e të dëmtuarve. Por nga ana tjetër, ekonomia shqiptare do të fillojë të bllokohet dhe do të ketë mungesë frymëmarrje. Vërtet rindërtimi i shtëpive do të rrisi po themi, çimenton, hekurin, tullat apo firmat e ndërtimit, por të jesh e bindur në shenjë solidariteti, unë jam e bindur që kjo gjë do të shkojë përsëri në çmimin e kostos në mënyrë të tillë që edhe ndërtimin e shtëpisë shqiptarët ta kenë me kosto sa më të ulët. Por nga ana tjetër, do të shikojmë nëse qeveria apo bashkitë, lejet e ndërtimit do t’i marrin taksat 8% apo 4% apo taksëm mbi fitimin etj, etj, mbi gërmadhat e tërmetit. Kjo është një gjë tjetër për t’u parë dhe shpresoj që mos ta bëjnë këtë gabim sepse do të jetë një akt shumë i rëndë i cili pastaj do të jetë me masa të paparashikueshme në bazë të reagimit të shoqërisë shqiptare.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Tërmeti, Kryemadhi tregon se si bashkëpunoi me Ramën!
Next post Kryeprokyrori i ri, Kryemadhi: Asnjë koment!