Home Politike Tërmeti, Kryemadhi tregon se si bashkëpunoi me Ramën!

Tërmeti, Kryemadhi tregon se si bashkëpunoi me Ramën!

nga Albina Hoxhaj

Zonja Kryemadhi, a nuk duket se flitet në pozicione më komode kështu, përballë kësaj fatkeqsie? Çfarë do të bëjë opozita tani? Në formën e bashkëpunimit?
Opozita ka as buxhet. Bashkëpunimi më i madh që kamë bërë është që nuk kam dal në TV dhe të them që Edi Rama është shkaktar i 51 viktimave. Po e them sot mbas 10 ditëve. Dhe do të filloj ta them dhe ligjërisht. Dhe do ta artikuloj edhe ligjërisht edhe publikisht. Sepse nuk mund të vazhdojë dhe nesër të jesh e bindur që ai do të dojë të ketë viktima të tjera më shumë sepse vetëm në këtë mënyrë ai do të dali dhe të marrë rolin e viktimës. Do të dalë pastaj nëpër europë si kryeviktima dhe për të mbledhur para dhe për të marr fonde, për të bërë atë që bëri dhe Neroni me Romën që e dogji dhe e shkatërroi të tërën. Pse? Për të ndërtuar Romën sipas mendimit të vet. Dhe mos u çudisni kur të shikojmë tani, pallate të tëra që edhe sikur të jenë në rregull t’i shkatërrojë në mënyrë të tillë që diku të vendosi gjoba për ndërtuesit, diku për të vendosur kushtet e veta dhe pastrimin e parave me projektin e famshëm të 1 miliard eurove me ndërtimin dhe kullave të teatrit, etj,etj. Prandaj ajo që them është post tërmeti. Sepse ai përkon me kuadrin e bashkëpunimit… bashkëpunim nuk ka ai bashkëpunimin e ka në kushtet e Bundestagut. Le të ulet të vazhdojë me reformën zgjedhore, të vazhdojë me Gjykatën Kushtetuese, të vazhdojë me Gjykatën e Lartë sepse i ka ai në dorë për t’i zgjedhur dhe të ecë përpara me të gjithë gjërat. Luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Le të merret me hetimin tatimor. Dje kanë dalë në mes të natës hetimi tatimor duke shkuar në bizneset e shqiptarëve. Siç vë lali Eri litarët tek zyra e tatimeve do të prishet godina apo tek pallatet që duan t’i prishin për të ndërtuar pallate të tjera me kate më të larta, ashtu po vihen edhe shiritët nëpër biznese.

Lajme te ngjashme