Foto/ Klosi zbulon se çfarë ndodh brenda hoteleve ku qëndrojnë banorët e prekur nga tërmeti

Read Time:51 Second

Qindra banorë të Durrësit e Thumanës të cilëve tërmeti u dëmtoi shtëpinë janë strehuar në hotele. Një prej hoteleve që hapi dyert në ditët e para pas goditjes së Shqipërisë nga tërmeti ishte dhe hotel “Bonita”.

Blendi Klosi, Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, ka ndarë sot me qytetarët disa foto nga jeta e përditshme e banorëve në hotel. Fëmijet shihen teksa luajnë e pikturojnë, ndërsa për gratë ka surpriza më të këndshme.

Të ulura të gjitha në karrige, ato po bëjnë disa trajmime për flokët si prerje apo lyerje. Tashmë premtiet e Ramës për banorët e prekur nga tërmeti kanë marrë një dimension tjetër, pasi ata nuk marrin vetëm ushqime e ilace, por kanë dhe parukiere në hotel.

Panoramë e qetë në hotel Bonita në Durrës, ku janë strehuar familjet e prekura nga tërmeti. Fëmijët qeshin e gëzojnë me argëtimet e animatorëve dhe vullnetarëve, ndërsa më të rriturit marrin trajtim e kujdes. Gjithcka, për t’iu rikthyer pak nga pak normalitetit! Bashkë do t’ia dalim!”, shkruan Klosi.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Kryemadhi: Tatimet iu janë turrur bizneseve për të kapur çfarë të kapin
Next post Tërmeti, Kryemadhi tregon se si bashkëpunoi me Ramën!