Kryemadhi: Tatimet iu janë turrur bizneseve për të kapur çfarë të kapin

Read Time:59 Second


-Mir tërmetet ndodhin dhe në Itali dhe u shënuan shumë viktima, kjo nuk do të thotë që do të mund ti shmangin domosdoshmërisht.
Por mos harroni që tërmeti në Itali ndodhi menjëherë dhe u goditën menjëherë. Ndërsa tërmeti në Shqipëri, kishe një përalajmërim që e quajtën të çmendur paralajmërimin, e nxorrëm të çmendur ne, pastaj kishim një tërmet tjetër që fati i mirë ishte që nuk kishte viktima por kishte dëme dhe kishte goditje të strukturave të godinave dhe nuk u bë absolutisht asnjë gjë. Atëherë këtu në këtë gjë është veprimi. A e dini ju çfarë ka ndodhur në Tiranë, a e dini ju që hienat e tatimeve u janë turrur bizneseve shqiptare, u janë turrur bizneseve shqiptare për të marrë gjobat, të mbledhin çfarë mund të mbledhin, të kapin çfarë mund të kapin.
-Për të krijuar fondet.
Jo fonde por për të mbush xhepat e tyre personal, çfarë fonde. Pra këtu jeta vazhdon në mënyrën, domethënë hijenat e qeverisjes vazhdojnë dhe turren mbi gërmadha për të kapur dhe për të gjobitur dhe për të vënë gjoba të pa mëshirshme ndërkohë që këtej kemi një Kryeministër që na qan me lot krokodili në televizor.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Ftesa e Ramës, Kryemadhi: Pasi përdori viktimat për propagandë, kërkoi të ndajë hallin me ne
Next post Foto/ Klosi zbulon se çfarë ndodh brenda hoteleve ku qëndrojnë banorët e prekur nga tërmeti