Home Aktualitet Ftesa e Ramës, Kryemadhi: E shëmtuar, kërkoi të largonte problematikën e mosveprimit

Ftesa e Ramës, Kryemadhi: E shëmtuar, kërkoi të largonte problematikën e mosveprimit

nga Albina Hoxhaj

Gjithsesi zonja Kryemadhi pati një ftesë nga ana e kryeministrit një ftesë e përsëritur që qoftë mazhoranca, qoftë opozita e bashkuar të jenë bashkë të ulen në tryezë dhe të diskutojnë këtë emergjencë të vendit dhe sigurisht opozita të kontribuojë me pikëpamjet e veta. Reagoi kreu i Partisë Demokratike zoti Basha, unë ju pyes pse ky refuzim.


Nuk ishte refuzim Nisida. Ajo që Rama bëri ishte një gjë shumë e shëmtuar në ato ditë fatkeqësie që kërkontë të largonte problematikën e mosveprimit me dashje. Sepse mosveprimi në pallatet e Thumanës për të nxjerrë familjet jashtë ka qenë një mosveprim me dashje dhe për këtë prokuroria duhet të kishte filluar hetim të menjëhershëm. Çfarë ka ndodhur, pse familjet kanë ndejtur aty pse nuk janë nxjerrë.

Lajme te ngjashme