Kryemadhi: Në raste fatkeqësish, fytyrat e politikanëve larg propagandës e politikës
Kryetarj e LSI Monika Kryemadhi deklaroi se gjatë këtyre diteve, ka qenë në kontakte me njerëzit, por theksoi se e ka princip që në raste fatkeqësish mendon që fytyra e politikanit duhet të jetë sa më larg propagandës dhe politikës.
“Për mua jemi në rrugën e mëkatit nëse përdorim fatkeqësinë e të tjerëve për të bërë propagandë dhe për të bërë fushatë. Sot më shumë se kurrë, shqiptarët më shumë se kurrë kanë nevojë më pak për propaganda, ka nevojë më pak për ato batuta që ndonjëherë janë bajate dhe nervangritëse për njerëzit. Sepse është thjesht një fragment sekondi, një shkrepje aparati për ne politikanët në fatkeqësinë e tjerëve, por janë 24 orë të ditë në shi në të ftohtë, që rrinë ata qytetarë. Çdo gjë e jona në terren ka qenë jo publike. Ne nuk bëjmë asgjë për të përfituar. Ky është një solidaritet njerëzor dhe të paktën për herë të parë unë mendoj që politika duhet të rrijë larg përdorimit dhe shpërdorimit të fatkeqësisë së njerëzve”, tha Kryemadhi.
Me Shume
“Rama injoroi planin e financuar nga BE dhe i dha 22 milionë euro Gugalljes”- Këlliçi ngre 5 pyetjet e radhës për inceneratorët
Partia Demokratike vijon akuzat ndaj qeverisë në lidhje me çështjen e inceneratorëve. Në një dalje për mediat nga selia blu,...
Plagosja e inspektorit të IMT, Veliaj: Dënim maksimal për kriminelin që ngriti dorën ndaj punonjësve të shtetit
Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ka reaguar pas ngjarjes së rëndë sot në Tiranë ku një punonjës i IMT u...
Manjani: Deri në fund të shtatorit opozita duhet të ketë gati kandidatët për zgjedhjet lokale
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani komentoi në edicionin e pasdites në Syri Tv aksionin opozitar dhe aksionin anti-opozitar të qeverisë....
Inceneratorët/ Malltezi: SPAK ka frikë të hetojë! Përgjegjës janë Rama me Agaçin dhe Ahmetajn
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi, komentoi në edicionin e pasdites në Syri Tv aferën korruptive të inceneratorëve....
Julian Deda-Veliajt: Je lloji më i shëmtuar i administratorit të një qyteti
Aktori i mirënjohur Julian Deda ka sulmuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Me një shënim në Facebook, Deda shkruan se...
Jemi te shtypur, liria nuk dhurohet vullnetarisht
Nga Ylli Dylgjeri. Shqiptaret sot jane me te shtypur se kurre me parene keto 30 vite. Liria eshte dhunuar nga...