Home Politike Mohimi i masakrës së Reçakut, reagon presidenca: Gjaku nuk bëhet ujë!

Mohimi i masakrës së Reçakut, reagon presidenca: Gjaku nuk bëhet ujë!

nga Albina Hoxhaj

Diskutimet e fundit kanë sjellë sërish përplasje mes Kosovës dhe Serbisë, pasi kjo e fundit ka mohuar masakrën e Reçakut. Pas reagimeve të Kosovës zyrtare ka reaguar edhe presidenti I |Shqipërisë nëpërmjet zëdhënësit të tij Tedi Blushi.

“GJAKU I REÇAKUT NUK BËHET UJË!
Ish-zëdhënësat e xhelatit Millosheviç dhe regjimit të tij mizor që tronditi botën me krimet monstruoze nuk mund të guxojnë më të përbuzin dhe të fyejnë viktimat e pafajshme, me deklarata të papërgjegjshme reminishencash naziskine!
Faktori ndërkombëtar duhet t’i japë përgjigjen e merituar çdo provokimi ndaj paqes e stabilitetit në rajonin tonë që i ka ende të freskëta plagët e përgjakshme të luftës.
Krimi mbetet krim! As harrohet, as vjetërohet! Sepse popujt me kujtesë të shkurtër janë të destinuar të mbeten pa histori dhe pa të ardhme!
Mirënjohje përjetë ambasadorit Walker për zbulimin dhe denoncimin para gjithë botës së Masakrës së Reçakut!
LAVDI TË PËRJETSHME MARTIRËVE TË KOSOVËS!”, shkruan Blushi në profilin zyrtar.

Lajme te ngjashme