Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka mbledhur qeverinë në mbledhjen e 10 të jashtëzakonshme pas tragjedisë së 26 nëntorit që prekur vendin.
Pas fjalës së kryeministrit Rama, fjalën e mori Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi, ku edhe foli për detajet më të fundit pas tërmetit tragjik.
“Ashtu siç thatë edhe ju zoti kryeministër, situata po shkon drejt normalizimit. Deri tani kemi 13 mijë persona të sistemuar në hotele, çadra, dhe banesa sociale. Kemi dhe një numër të vogël banorësh që duhet sistëmuar dhe po punohet për këtë. Për sa i përket banesave që do të shemben, ato do shemben dhe gërmadhat nuk do qëndrojnë aty, por do të largohen dhe ajo hapërirë do të jetë e pastër”- u shpreh Ministri Çuçi.