Thumanë, Familja Doka i shpëton pallatit të “vdekjes”, kryefamiljari: Kur hapa derën pashë qiellin

Read Time:1 Minute, 24 Second

Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” ishte sërish në Thumanë ku takoi banorët e njërit nga pallatet që mori shumë jetë banorësh. Por fatmirësisht familja Doka shpëtoi, pasi vetëm kati i tyre nuk u shemb. Kryefamiljari Arjani kujton me dhimbje se si veproi kur ra tërmeti duke rrëmbyer dy fëmijët e tij. Ndërsa kur hapi derën e banesës pa vetëm qiellin. Dy anët e pallatit ishin kthyer në rrënoja duke zënë përfund shumë fqinjë.
“Jam Arjan Doka, banor i këtij pallati, fatmirësisht nuk kam viktima në familje. Në momentin që ka rënë tërmeti janë zgjuar, ishin tre fëmijët dhe gruaja. Unë isha me nënën time ishim zgjuar nga tërmeti i parë. U mblodhëm. Pallatit i ra një pjesë, në momentin që ka rënë tërmeti kam tentuar të dal jashtë. Ishte i frikshëm i jashtëzakonshëm. Na u duk sikur qielli po na binte poshtë, kur dola jashtë hapa derën pashë që çdo gjë kishte përfunduar nga të dy krahët e pjesës së pallatit. Vetëm kati im kishte mbetur. Kur kam dalë kam parë viktimat, ishte Hajrie Vata dhe djali i saj. Nuk mundesha ti nxirrja u kishte rënë trau sipër, më pas fadroma erdhi nëna vdiq ndërsa djali i saj është në spital. Më kanë mbetur në mëndje vetëm qaj kur i kujtoj, kam qarë për ta si të ishin gjaku im dhe familje ime. Haja me ta. Nuk mund ta them sa e dhimbshme është. Shtëpia ime ishte shkatërruar, nuk kisha fare fuqi isha i tmerruar, kam menduar vetëm për dy fëmijët që ti nxirrja jashtë, nuk mendova për veten, për gruan. Hapa derën dhe pashë qiellin, isha i tmerruar. Fëmijët bërtisnin na shpëto o babi” kujton i tronditur Arjani. /bw/

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Vrasja e biznesmenit në mes të Vlorës, u kap në Milano, ekstradohet në Shqipëri Ergest Avdiu
Next post “E kanë tmerr, nuk kthehen atje”, Rama: S’kemi çfarë të ndërtojmë në Thumanë, familjet e dëmtuara do i sjellim në Tiranë